Ky opsion, i cili u zbulua gjatë një postimi jo zyrtar në blog, fillimisht eksporton historinë e kërkimit në Google Drive dhë më përdoruesit mund ta shkarkojnë.
Historia e kërkimit ruhet në një skedar të zip dhe janë të renditura sipas vitit dhe tre mujorëve. Google ka kohë që ka ofruar një opsion të ngjashëm me anë të të cilit përdoruesit mund të shohin se çfarë ata kanë kërkuar gjatë kohëve më të hershme, por kompania asnjëherë nuk ka ofruar një opsion të tillë shkarkimi të historisë së kërkimeve.
Ky opsion është pjesë e përpjekjeve të Google për ti dhënë më shumë akses përdoruesve në të dhënat e tyre, pse jo dhe në kërkimet e së shkuarës.
