Ristani sulmon sërish Bashën: Nxori PD-në jashtë sistemit, s'do fitojmë kurrë pa transparencë

TIRANE-Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani vijon që të lëshojë kritika të forta në drejtim të Lulzim Bashës për aksionin opozitar. Ish-deputeti thotë se PD-ja pas djegies së mandateve dhe dorëzimit të bashkive është jashtë sistemit përfundimisht.

Ndërkohë që Basha në ditët e fundit ka prezantuar planin se cfarë do të bëjë PD-ja kur të vijë në pushtet, Ristani ngre pikëpyetjen se si do të realizohet ëndrra. Ai bën thirrje për transparencë, pasi pa besim nuk ka kurrë fitore prandaj kërkon që demokratët të diskutojnë dhe vendosin për aksionin kundër Ramës.

"Bashkite e fituara nga PD, iken nje nga nje dhe perfundimisht PD eshte jashte sistemit, si ne pushtetin qendror edhe ne ate vendor. Nderkohe PD ka nje objektiv te vendosur dhe te shpallur: qeveri kalimtare, pa Ramen Kryeminister dhe zgjedhje te parakohshme te pergjitheshme, mundesisht edhe lokale.

Objektivin afat shkurter e kemi, por rrugen se si do e realizojme dhe mjetet qe do perdorim, askush nuk i di, ose se paku nuk jane transparente per demokratet. Cdo dite deklarohet se cdo beje PD pasi te vije ne pushtet dhe vertet qe vetem PD mund ti beje realitet, por si do vi PD ne pushtet? Kete askush nuk di.

Duke mos ditur nga do kalojme, me se do luftojme, si do organizohemi, kush eshte perpara, kush mbrapa, kush majtas, kush djathtas, cilat jane aleancat etj etj, elemente te luftes opozitare, qe demokratet duhet ti dine, nuk krijohet kurre besim ne aritjen e objektivit. Pa besim nuk ka kurre fitore.

Ta bisedojme edhe nje here me demokratet cfare do bejme, si do e bejme, me ke do e bejme, kur do e bejme, te jete e gjitha transparente dhe gjithperfshirese dhe me vullnet dhe deshire, ta bejme betejen per Shqiperine europiane.

"Shqiperia ndodhet sot ne nivelin me te keq te ndotjes morale qe ka njohur ndonjehere. Nga kjo grope ajo, ose duhet te dale me ngut, ose do te fundoset pergjithmone" thote Kadare" thotë Ristani. Në kohët e fundit janë shumë figura të PD-së që janë pozicionuar hapur kundër Lulzim Bashës dhe mënyrës si po drejton aksionin opozitar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 09/08/2019 21:33

    PD me Lulqime eshte fundosir ne grope me m... e sikur te dale me ngut a me turr prape qelb era

    Përgjigju
  • Fahrri Spiun bajga: 09/08/2019 21:05

    Ky Ristoja eshte bajg!

    Përgjigju
    • O tej: 09/08/2019 22:07

      Ristani bajge Fahri pacja lopa e bajges

  • Stani i cobanit: 09/08/2019 17:56

    Ristan "kryevepra"mbaroi dhe etapa e qylaxhijve,kujdes kur te hyni brenda mbani fort sapunin se do ju dalin syte si llampa dasme.

    Përgjigju
  • xxx: 09/08/2019 15:38

    Çfar zgjedhje te ndershme kerkon basha qe e pame me sy fitoren ne tavoline nga Ristani per kryebashkiak

    Përgjigju
  • edi: 09/08/2019 15:31

    Nese vjen ne Pushtet My D??ck aq do te vishe dhe ti ne pushtet Jo vetem kaq por ti je ne liste i Pari me Salen e Meten per SPAK ,Qe pyet se Edi ska formuar SPAK-un Po i dashur Euro deputedi nga Dibra Eshte bere dhe do te filloje se shpejti Tani Pushtet or SPAK ,Zgjillja eshte e jotja cuni Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja