Prej disa kohësh Ora është miqësuar me modelen biseksuale Cara Delevingne dhe shprehet se ajo është “bashkëshortja” e saj. Tabloidi “The Sun” ka publikuar disa nga statuset dhe deklaratat e Orës, ku shprehet mjaft e dhënë pas miqësisë me modelen.
Madje në një nga intervistat e saj të fundit Rita Ora ka thënë se nuk ka kohë më për gjininë e kundërt, pasi Cara Delevingne është “bashkëshorja” e saj.
Modelja e njohur Delevingne ka qenë edhe një nga miket e ngushta të këngëtares nga ishujt Barbados Rihanna.(xh.k/shqiptarja.com)