Rita Ora mbërrin në Tiranë, zbulon projektet: Në janar 2023 sjell albumin e ri, do jem edhe në një film! Mesazhi për të rinjtë që të ndjekin ëndrrat

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është në Tiranë! Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë në Tiranë e ka rezervuar për studentët e Liceut Artistik, ku zbuloi se në janar të vitit tjetër do të sjellë albumin e ri. Po ashtu do të marrë pjesë në një film, por nuk i tregoi detajet e këtij të fundit.

“Albumi i ri në janar të vitit të ri. Më shumë muzikë. Edhe një film, nuk mund të them cili film, vetëm se do të kënaqeni dhe do të qeshni sepse ëndrra ime është t’i them të gjithëve se mund të jesh më shumë se një gjë. Mund të jesh këngëtar, kërcimar, aktor, prind në të njëjtën kohë”, tha Rita Ora.

E shoqëruar edhe nga nëna e saj, Vera Ora, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Rita Ora ndau me të rinjtë detaje për koncertin e madh të 6 Shtatorit, por ndërkaq u shpreh e surprizuar me ndryshimet që ka pësuar qyteti i Tiranës.  Ajo zhvilloi një bisedë, në formë pyetje-përgjigje, me të rinjtë e pranishëm në sallën e Liceut Artistik, me të cilët ndau eksperiencën e saj si këngëtare, se çfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrën tënde dhe se sa punë e mund duhet për ta realizuar atë.

“Kur ju rriteni do të takoni njerëz që do t’ju frymëzojnë të bëni diçka, të tjerë do t’ju thonë se nuk do t’ia dilni dot dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin. Por, duhet të fokusoheni te vetja juaj dhe të mos i dëgjoni çfarë thonë të tjerët. Duhet t’i provoni atyre se janë ata që e kanë gabim. Kjo më ka bërë mua të eci përpara”, tha ajo.

Rita Ora nuk e kurseu një mesazh motivues për të gjithë të rinjtë që kanë synime duke i thënë se nuk duhet të dorëzohen dhe të ndjekin ëndrrat e tyre deri në fund. Gjithashtu i tha se nuk duhet të dëgjojnë fjalët e atyre që nuk besojnë në talentin apo aftësitë e tyre por duhet t’i provojnë të gjithëve se e kanë gabim. Rita është gjithashtu një Ambasadore e OKB, punon shumë me fëmijët sepse beson se suksesi vjen nga puna.

“Çfarë doni të bëni në jetë? Doni të bëni familjen tuaj të lumtur? Doni të bëni veten tuaj të lumtur apo doni të këndoni? Doni të bëni shumë para? Cila është ëndrra juaj? Gjithmonë duhet të vijë nga brenda. Kur ju rriteni takoni njerëz dhe disa njerëz ju inspirojnë të bëni diçka tjetër disa të tjerë ju thonë që ju nuk mund ta bëni atë dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin dhe disa të tjerë do të thonë ohh edhe unë do ta bëj atë. Duhet të fokusoheni dhe mos të dëgjoni çka thonë njerëzit e tjerë. Ata nuk do ta ndjejnë dhe nuk do t’ju besojë, prandaj do të jetë shumë e vështirë jo të bindni veten, por t’i provoni të gjithë të tjerëve që ata janë gabim dhe kjo më ka bërë mu të vazhdoj përpara”, tha Rita Ora.

Më pas zbuloi se do të tërhiqet nga muzika rreth moshës 50-60 vjeçare për të qenë pranë familjes. Gjithashtu i theksoi të rinjve se duhet të përdorin instiktin, të jenë kreativ dhe të jenë të durueshëm.

“Unë isha 18, 19, 20 kur e fillova këtë dhe jam shumë me fat që akoma po e bëj këtë sepse ndonjëherë është e frikshme, njerëzit kanë karriera fantastike dhe thjesht e mbyllin, dhe ti je shumë e re ... Unë e dua muzikën, por un e mendoj edhe si biznes.  Unë mendoj si mund ta bëj këtë biznes afatgjatë? Kur unë të jem 50 ose 60 unë do të tërhiqem, unë mund të ndihmoj familjen time fëmijët e mi ose mund t’ ju inspiroj juve. Unë mendoj që të përdorni instiktin edhe të jeni të shkathët dhe bëhuni të guximshëm  dhe konfident sepse unë mendoj që ne jemi kreativë dhe asnjë nuk do ta kuptojë kreativitetin tonë. Duhet të jemi të durueshëm”, tha Rita Ora.

Ndërkaq, Veliaj shprehu mirënjohjen që Rita Ora pranoi të mbante një koncert falas në Tiranë, me rastin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë. Por, nga ana tjetër, në një bashkëbisedim me Vera Orën, nënën e këngëtares shqiptare, Veliaj preku edhe ngjarjen e fundit në Prishtinë, atë të dhunimit të vajzës 11 vjeçare.  

“Në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, e cila ka të bëjë me marrëdhëniet që ne kemi në shoqëri, me mënyrën si dhe sa i respektojmë vajzat dhe gratë. Për mua, Vera ka qenë një hero sepse ka këmbëngulur për emancipimin e shoqërisë sonë, se duhet të mësojmë disa parime shume të rëndësishme për respektin ndaj njëri-tjetrit, se burrat dhe gratë janë njësoj, vajzat dhe djemtë janë njësoj, sepse çdo gjë që mund ta bëjë një djalë, mund ta bëjë edhe një vajzë, çdo sukses që mund ta ketë një djalë, mund ta ketë edhe një vajzë. Këto mesazhe që japin njerëz si Vera, bëhen që në shoqërinë tonë të mos ndodhin krime apo ngjarje të tilla”, tha Veliaj.

Kurse Vera Ora tha se ngjarja e javës së kaluar ishte tepër e rëndë dhe apeloi për më shumë respekt për njëri-tjetrin si shoqëri.

“Respektoni njëri-tjetrin; është shumë e rëndësishme ta dini vlerën tuaj. Meshkujt duhet të tregojnë më shumë respekt ndaj vajzave. Ndaj dua t’ju lë një mesazh: ‘Bisedojini me prindërit apo me njëri-tjetrin çdo problem që keni dhe kërkoni ndihmë nëse keni nevojë’”, tha ajo.

 
Përpara koncertit të mbrëmjes së 6 shtatorit, Rita Ora do të marrë pjesë në disa aktivitete me natyrë sociale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Studentja surprizon Rita Orën, këndon për të rinjtë e dashuruar (VIDEO)

 

Një studente e Liceut Artistik ka surprizuar Rita Orën mbrëmjen e kësaj të diele. Ajo këndoi një pjesë të këngës së shkruar nga vetë ajo që flet për një dashuri mes të rinjsh, por që merr fund sepse janë shumë të vegjël.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 05/09/2022 09:55

    Bravo Rita per koncertin falas per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Xbxn: 04/09/2022 23:55

    Salla plot patronazhiste.

    Përgjigju
  • Flipp: 04/09/2022 23:48

    Bo bo, erdhi kjo deshtakja perseri se atje nuk e pjerdh me kush. Ambasadorja qe nuk do te flase shqip. Mizerje.

    Përgjigju
  • Takmaku: 04/09/2022 21:06

    Po nej gja tjeter kjo a nep falas?se dyfelefeniu nuk ruhet me zie groshe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale