Rita Ora prezantuese e European
Music Awards, premton surpriza

Rita Ora prezantuese e European<br />Music Awards, premton surpriza<br>
Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, do të prezantojë ceremoninë e MTV European Music Awards. Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja teksa mori pjesë në një event që i  paraprin ndarjes së çmimeve MTV European Music Aëards, në Londër të shtunën, “Velocity Showcase”.

Rita Ora u tregua e rezervuar dhe nuk zbuloi asnjë nga surprizat e natës së madhe, të cilën vetë ajo do ta drejtojë.

“Sapo më propozuan prezantimin e MTV European Music Awards, unë thashë po menjëherë…sepse ishte në Londër, në Uembli, është si në shtëpinë time..Kemi ditë që bëjmë prova dhe do të ketë shumë surpriza. Jam shumë e kënaqur…do të performoj edhe këngën time të re ‘Anywhere’. Do të jetë një natë e magjishme”, u shpreh Rita Ora.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës