Ajo ka mbërritur në Los Angelos me një bluzë T-shirt e cila kishte të kopjuar në pjesën e përparme fytyrën e modeles Kate Moss.
Këngëtarja shihet me një pëllush krahëve, gjë që nuk e ka penguar të tregojë publikisht që Kate është e preferuara e saj.
Rita Ora dhe Kate janë mikesha dhe janë spikatur në disa festa të përbashkëta dhe së fundmi në restorantin Mayfair ku u prezantua kompleti i ri i gotave të shampanjës në nder të 25-vjetorit të Kate Moss në industrinë e modelingut.
Rita Ora ka dhënë një performancë shpërthyese në fillim të kësaj jave në eventin Jingle Ball në Minnesota ku më vonë iu bashkua edhe Iggy Azalea.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)