Rita Ora është veç një hap larg që të bëhet femra e cila ka bërë më së shumti bujë në botë për këtë vit.
Ajo ka hyrë në dyshen finaliste të garës “Women who Rock” të revistës prestigjioze të artit.
Rita së bashku me këngëtaren tjetër Karmin, e cila është bërë e njohur me përpunimet e këngëve të ndryshme botërore, por që bëri famë me përpunimin e këngës “Look at me now” të Chris Brown e Busta Rhymes, kanë kapërcyer raundin e parë të gjashtë femrave që ishin futur në këtë garë.
Nëse Rita e fiton këtë garë dhe merr shumë vota të cilat mund të jepen në sajtin e revistës, atëherë Rita Ora do të bëhet këngëtarja e parë kosovare që do të dalë në kopertinën e “Rolling Stone”. Fituese të këtij çmimi kanë qenë shumë yje.
Vitin e kaluar këtë çmim e ka marrë këngëtarja Adele, ndërsa në vitin 2010 triumfoi Lady Gaga.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com