Rita Ora sjell "X Factor-in"
britanik në Pallatin e Brigadave
britanik në Pallatin e Brigadave">
Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare Rita Ora kërkon që një pjesë e spektaklit britanik të talenteve në muzikë “X Factor” të regjistrohet në Pallatin e Brigadave në Shqipëri.
Burime të afërta pranë këngëtares thanë për tabloidin britanik “The Mirror” se Rita Ora i ka kërkuar producentit të këtij kompeticioni Simon Cowell që të bëjë disa regjistrime në ish-selinë mbretërore të Zogut të parë.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova është pjesë e jurisë së X Factor dhe kërkesa e saj ka të bëjë me regjistrimin në Shqipëri të fazës së dytë të këtij talent-show. Konkretisht, Ora sugjeron që konkurrentët që kaluan fazën e parë të konkursit të këndojnë para jurisë së X Factor në rezidencën e mbretit Zog i cili u largua nga Shqipëria në vitin 1939.
Producenti i X Factor Simon Cowell ende nuk ka marrë një vendim për propozimin e Ritës. Nëse përgjigja do të ishte pozitive, atëherë juria e X Factor do të duhej të zhvendosej në Tiranë ne ate qe pagezohet si "Shtepia e gjytareve". Sipas traditës së këtij kompeticioni, në këtë fazë gjyqtarët vendosin se cilët konkurrentë kanë “brumin” për të vijuar më tej garën në spektaklin të zbulimit të talenteve që finalizohet me një fitues.
“The Mirror” shkruan se nëse do të pranohet sugjerimi i Rita Orës, shfaqja e regjistruar në Pallatin e Brigadave do të transmetohet me satelit në studion në Londër.
Një mik i afërt i këngëtares, është shprehur për “The Mirror “ se “Rita ora është shumë krenare për trashëgiminë e Kosovës dhe Shqipërisë, krenari të cilën e ka shprehur duke ruajtur lidhjet me të dyja vendet”.
Së fundi, këngëtarja Tira Ora u nderua në Londër nga Presidentja Atifete Jahjaga me titullin "Ambasadore e Kosovës".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
122/3
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.6%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Rri e rri e trazo hirin
7 Tetor, 20:12
-
Rrezikohet jeta e policit, militantët e PD i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31