Leka Bungo: T’u vijë turp atyre që fyen Robert Ndrenikën, ja pse firmosa për Teatrin!
Aktori Leka Bungo ka reaguar pas fyerjeve ndaj Robert Ndrenikës për firmosjen e peticionit drejtuar Ilir Metës për miratimin e ligjit për Teatrin e Ri Kombëtar.
Aktori dhe regjisori Leka Bungo
Pasi presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin aq shumë të diskutuar për Teatrin një tjetër nga firmëtarët, Leka Bungo ka theksuar qëndrimin e grupit të artistëve që ju drejtuan atij për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar.
“Unë personalisht, Bert Ndrenika dhe shokë të tjerë kanë firmosur mbi një deklaratë qeveritare në të cilën shkruhet e zeza mbi të bardhë që teatri do të ndërtohet atje ku është sot aktualisht dhe nuk do t’i mungojë asnjë centimetër nga sipërfaqja që ka. Për këtë jemi dakord? Këtu kam vënë firmën unë.
Leka Bungo, aktor
Këtë qendrim e ka ritheksuar këtë të shtunë edhe Robert Ndrenika në një status në rrjetet sociale, ndërsa sa i përket zërave kritikë Bungo ka këtë përgjigje.
Vërtet jam befasuar nga akuzat që i kanë bërë mikut tim. Shokut tim të vjetër Bert Ndrenikës se si manipulator i mendimit, si njeri që s’mban fjalë etj etj. Nuk është aspak e vërtetë. Unë mendoj që këta njerëz kushdo qofshin ata ta lenë atë në shenjtërinë e tij. Ai është, po ta them në mënyrë të figurshme si një monument në një shkemb brenda detit. Dhe këta analistët që merren me të më ngjasojnë me ato kanaçet bosh që hedhin marinarët në det e shkojnë e përplasen pas shkëmbit të Bert Ndrenikës, me shpresë se mos e rrëzojnë.
Leka Bungo, aktor dhe regjisor
Ndërkohë që debati nuk është tashmë mes artistëve, por më së shumti politik, kërkesën për rikostruksion të godinës, Leka Bungo e komenton kështu:
Në muze nuk ruhen godinat, ndërtesat. Se nuk kemi të bëjmë këtu me Walden, teatrin e Londrës. Këtu kemi të bëjmë me një ndërtesë të çfarëdoshme që është bërë për arsye komerciale në atë periudhë por që ka kryer funksionin e teatrit ndër vite.
Leka Bungo
Këtë të shtunë ka reaguar edhe institucioni i presidencës rreth reagimeve pas kthimit të ligjit, të cilat i ka quajtur emocionale dhe të pathelluara.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.3%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar
9 Janar, 15:27
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operas
18 Dhjetor 2024, 09:53
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor 2024, 19:43
-
Ndahet nga jeta Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar
1 Dhjetor 2024, 10:06
-
Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70
22 Nëntor 2024, 18:12
-
Gara për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH, debate te ‘Edukimi’! Leka Bungo: Ligji s’na përcakton datë, do hapet shumë shpejt
13 Nëntor 2024, 18:34
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor 2024, 15:29
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 12:02
-
Aktori Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, ndan foton e ëmbël me vajzën e sapolindur
3 Tetor 2024, 21:30
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht 2024, 12:55
Komentuesit me emrin e Presidentit. Meso te shkruash gjuhen tone te bukur. Zoteri, shkrimi me siper tregon se ju nuk dini shqip, keni mesuar cetem pjesen si shahen e fyen figura te nderuar, por edhe ate jo taman. Lexoje me kujdes cfare ke shkruar dhe do te me jepni te drejte.
PërgjigjuKISHA DEGJUAR per NDRENIKEN dhe e vleresoja so MALSOR trim PO QENKA qurrash klubesh Ai ka nevoje nevoje Per caregiver .dhe per , per AVOKAT as menjehere eshte esell dhe thote TEATRI NUK DUHET PRISHUR PASTAJ I PIRE DHE DRIVON NE DREJTIM TE KUNDERT .VET SHKON NE TE SE'EMES PO VRET DHE TE TJERE TE PAFAJSHEM .PAGUAN INSHURENCA PO NUK KTHEHEN ME JETET E NJEREZVE .KAQ ISHTE ,, SHKUND MENAT E RAMES KUR VESH CITJANE ..
Përgjigju