Kompania franceze Aldebaran ka hapur një studio robotësh në Paris duke prezantuar njerëzimin me gjeneratën e re të robotëve që njohin emocionet, të cilët besohet se së afërmi do të shndërrohen në shokët e rinj më të mirë të njerëzve. Robotët janë në gjendje të bisedojnë, të kërcejnë dhe të argumentojnë me vizitorët kuriozë të inovacioneve teknologjike gjatë javës së hapjes.

Sipërfaqja prej 260 metra katrorë e studios është e organizuar në tre hapësira: Zbulimi, Mësimi dhe Zhvillimi. Në sektorin e Zbulimeve, familjet, studentët dhe vizitorë kuriozë që kalojnë mund të takojnë modelin e vogël ‘NAO’ dhe të madhin ‘Pepper”, dy robotët interaktivë të ngjashëm me njeriun që ka prodhuar kompania. 

Modeli i fundit i ‘Pepper’ është i aftë të lexojë emocione duke analizuar shprehitë e fytyrës, gjuhën e trupit dhe fjalët, ashtu siç mundet dhe vetë të shprehë personalitetin e tij me gjeste dhe zë. Për momentin ata përdoren për profesione dhe edukim, por krijuesi i tyre shprehet se ëndërron që një ditë robotët të kenë shumë më tepër funksione që do t’ja bëjnë jetën njerëzimit shumë më të lehtë.

CEO i kompanisë Maisonnier u shpreh se roboti i tanishëm është vetëm një pikë nisje dhe se në të ardhmen ata do të munden jo vetëm të kuptojnë emocione si lumturi apo mërzitje por një kategori të gjerë shprehish dhe ndjenjash. Ai shpjegoi gjithashtu se robotët janë krijuar posaçërisht për të qenë të dashur dhe miqësorë në mënyrë që të kenë një marrëdhënie sa më të afërt me qëniet njerëzore. 

Ata do të nxirren në shitje në shkurt të vitit 2015 dhe do të kushtojnë rreth 1,500 €.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)