Sot Ervin Salianji ka njoftuar një takim me demokratët në Shkodër. Ndërkohë sekretariati gëbelsian i propagandës në zyrat qëndrore të PD ka shpërndarë qarkoren e rradhës, të cilën mund ta lexoni në fund të komentit tim ????

Pasi e lexova SMS që Gëbelsi u ka shpërndarë anëtarëve të PD Shkodër, dola në këto dy përfundime;

1. Pasi mbaroi foltoret e veta plot shpifje, gënjeshtra e premtime të bujshme se për 6 muaj do përmbyste Ramën e korruptuar, Sali Berisha u pyet nga gazetarët me ç'financa i pagoi sallat ku zhvilloi aktivitetet e tij, u përgjigj se, sallat ia vunë në dispozicion kryetarët e bashkive pa pagesë, pra falas"( të gjithë kryetarët e bashkive në atë kohë ishin socialistë).

2. Kur sulmonte selinë e PD për ta marrë me dhunë e me çdo kusht atë, televizionet nxorën me zë e figurë elementë të rrezikshëm të botës kriminale që shkelmonin dyer e dritare, të njohur si pjesë e trafikut ndërkombëtar të dënuar në Angli, për të cilën arsye Anglezët e shpallën Berishën non grata si të lidhur me ta.

Dihet tashmë se foltoret dhe gjithë operacionin për të hedhur në dorë PD me çdo kusht, e për ta kthyer atë në bunker që të mbronte veten dhe familjen nga drejtësia, i bëri me mbështetjen e botës së krimit.

Morali i fabulës?!

Saliu i gjykon të tjerët duke u nisur nga modeli personal i organizimit dhe zhvillimit të foltoreve.

Pra, i vendosur në presionin e krizës së paranojës ngaqë për herë të parë ka dalë dikush që organizon takime me demokratët në salla me pjesëmarrje më të lartë se vet Berisha, duke qenë ai kryetari i PD-së, duket që e ka humbur arsyen dhe po artikulon marrëzira në publik.

Situata qesharake në të cilën e ka vendosur veten Berisha, është e njëjta me atë të Ramiz Alisë në vitet 1990 kur u thoshte njerëzve mos shkoni në takimet e Partisë Demokratike se ajo është parti që u shërben interesave serbe në dëm të Kosovës; është parti që e kanë krijuar agjenturat e huaja për të mbështetur klasat e përmbysura reaksionare në dëm të interesave tona kombëtare, etj broçkulla të tilla.

Siç po e shikoni, berishizmi dhe punizmi ngjajnë si dy pika uji, asnjë dallim mes tyre: e njëjta gjuhë, i njëjti qëndrim, e njëjta retorikë, e njëjta propagandë me armiq e diversantë në rradhët e partisë.

Ps. Për ditën që Salianji doli nga burgu, komenti që kam bërë në TV ka qenë ky:

Saliu i ka dashur dhe i do "heronjtë", se i duhen për retorikë politike për të frymëzuar turmat e për të sulmuar kundërshtarët politikë. Ama "dashurinë" e ka të kushtëzuar: i do ose në varr të vdekur, ose të mbyllur në burgje!
Të gjallë dhe aktivë në liri, "heronjtë" i prishin punë, i zënë diellin, dhe për këtë arsye i shpall armiq, i përjashton, i denigron dhe i demaskon publikisht siç dinë të bëjnë komunistët me kundërshtarët e tyre.

Siç dhe po ndodh, apo jo?