Role gici e mbushur shoqëruar me patate të marinuara furre nga zonja Albana

Role gici e mbushur shoqëruar me patate të marinuara

Përbërësit:

  • 1 kg mish derri (fileto ose shpatull)
  • 200 gr proshutë e tymosur
  • 100 gr djathë kaçkavall / mozzarella
  • 100 gr spinaq
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gotë verë e bardhë
  • Kripë, piper i zi
  • Rozmarinë,  trumzë

Për patatet:

  • 500 gr patate të vogla
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë rigon i thatë
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim mishin, e hapim horizontalisht në mënyrë që të krijojmë një shtresë të gjerë dhe të hollë. E rrahim lehtë me çekiç kuzhine për ta zbutur. Vendosim mbushjen: proshutën, djathin dhe spinaqin. Rrotullojmë mishin me kujdes duke e lidhur me spango kuzhine për të mbajtur formën. Më pas lyejmë rolenë me hudhër, kripë, piper, rozmarinë dhe trumzë. Në një tigan të madh ngrohim vajin dhe skuqim rolenë nga të gjitha anët derisa të marrë një ngjyrë të artë. E vendosim në një tavë, shtojmë verën e bardhë dhe e mbulojmë me letër alumini. E pjekim në 180°C për 50-60 minuta, në 15 minutat e fundit largojmë letrën për të marrë një kore të artë. Ndërkohë përgatisim salcën marinuese për patatet. Në një enë të madhe përziejmë mustardën me vajin, kripën, piperin e zi, specin e kuq pluhur, rigonin dhe hudhrën pluhur. Shtojmë patatet dhe i përziejmë mirë. I vendosim patatet në një tavë me letër pjekje në furrë në 200°C për 25-30 minuta. Pasi mishi të jetë pjekur, largojmë spangot, e presim rolenë në feta dhe e servirim me patatet e pjekura.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur