Roma - Juve/ Bardhezinjtë me dy mungesa, Allegri: Ndeshje e komplikuar! De Rossi: Mund të fitojmë

Roma - Juve/ Bardhezinjtë me dy mungesa, Allegri: Ndeshje e komplikuar! De Rossi: Mund të fitojmë

De Rossi dhe Allegri

Roma dhe Juventus 'përplasen' të dielën në orën 20:45 në "Olimpico" për javën e 35-të në Serie A. "Zonja e Vjetër" kërkon të sigurojë pozitën e tretë, teksa ndjen kërcënimin e Bolognas. Bardhezinjtë kanë katër ndeshje pa fitore, teksa kërkojnë tri pikë kundër rivalëve "të plagosur", siç thotë Allegri, nga humbja 0-2 me Leverkusenin në Europa League.

Yildzi dhe Alex Sando janë mungesa të sigurta për Juven, teksa për mediet Allegri thotë se dueli kundër romanëve është i komplikuar. Një sukses i Juventusit në udhëtim do bënte që bardhezinjtë matematikisht të siguronin Champions League sezonin që vjen dhe fokusi të zhvendosej në finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës.

"Ne u afruam për suksesin në ndeshjen kundër Milanit, pastaj do të shohim nesër nëse mund t'i rikthehemi fitoreve. Roma ka cilësi të shkëlqyera teknike. Do të jetë një ndeshje magjepsëse, por e vështirë dhe e ndërlikuar. Unë mendoj se Roma është e fortë dhe e karikaur. Janë të zemëruar dhe uritur, ndaj ata do të dëshirojë të luajnë një lojë të madhe kundër nesh. Ueah mund të luajë nga minuta e parë, Alex Sandro dhe Yildiz nuk do të jenë gati për shkak dëmtimesh", tha Allegri.

Nga ana tjetër, trajneri vendas Daniele De Rossi tha se mund të dalin te tri pikët dhe të mos heqin dorë nga objektivi. Ai tregon respekt për kundërshtarin dhe Allegrin.

"Jemi të bindur se mund të fitojmë, kam respekt për Allegrin. Situata në Evropë është bërë e vështirë, por ne nuk heqim dorë nga asnjë prej objektivave për sa kohë që ato janë në lojë. Allegri bëri historinë e futbollit italian.

E ndjek me simpati, ka luajtur me babanë tim dhe ky i fundit më flet për këtë. Juve ka pasur një periudhë jo pozitive për sa i përket rezultateve, duke alternuar ndeshje pak a shumë të mira. Ata do të duan të shtojnë pikët nga pikëpamja e kampionëve, ne jemi të bindur se mund t'i përballojmë. Duhet të arrijmë deri në fund", tha De Rossi mes të tjerash.

Me 65 pikë, Juventusi mban vendin e tretë, ndërkohë që Roma pozitën e pestë me 59 pikë. Kujtojmë se sezonin e ri nga Serie A dhe Bundesliga hyjnë në Champions League pesë skuadrat e renditura të parat në kampionatet përkatëse.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Polonia: Dy miliardë euro për të forcuar kufirin me Ukrainën

Polonia: Dy miliardë euro për të forcuar kufirin me Ukrainën