Romani 'Zogjtë e qyqes' i autorit Gani Mehmetaj shpallet fituesi i Çmimit Kadare

Romani 'Zogjtë e qyqes' i autorit Gani Mehmetaj shpallet fituesi i Çmimit Kadare

Shkrimtari Gani Mehmetaj

Romani "Zogjtë e qyqes" i autorit Gani Mehmetaj shpallet fituesi i Çmimit letrar "Kadare" 2021, ndërsa 5 finalistët e kësaj gare me dorëshkrime në prozë ishin autorët Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj dhe Marcel Hila.

Gazetar, publicist, shkrimtar, dramaturg dhe kineast, Gani Mehmetaj, (1955), ka lindur në Pejë, ndërsa është autor i një numri veprash.

"Zogjtë e qyqes" është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve. Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme, si edhe shpërfaqja e tyre dinamike.

Romani "Zogjtë e qyqes" trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

Në edicionin e gjashtë të këtij konkursi, nismë e Institutit Pashko, morën pjesë me veprat e tyre në dorëshkrim në gjininë e prozës 30 autorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, duke shenjuar një produkt të lavdërueshëm në shkrimtarinë shqip. Juria e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, kishte në përbërje të saj profesorin e filozofisë Blerim Latifi, shkrimtarin Loer Kume, shkrimtarin Ermir Nika, si edhe studiuesen e letërsisë Genciana Abazi.

Kryetari i jurisë, shkrimtari Preç Zogaj bën me dije se "veprat e paraqitura pohojnë fort dhe bindshëm një numër përfaqësues shkrimtarësh shqiptarë përtej kufijve gjeografikë, të cilët gjakojnë letërsinë e mirë dhe premtojnë një nivel dinjitoz të letrave shqipe në hapësirën e përbotshme komunikuese të letërsisë."

Me një traditë të konsoliduar tashmë me 5 autorë fitues që prej vitit 2015 kur nisi, Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë. 

Romani "Zogjtë e qyqes" do të vijë së shpejti në duart e lexuesit nga shtëpia botuese UETPREES. Ndërsa për shkak të kushteve të pandemisë, ceremonia e dorëzimit të këtij Çmimi do të organizohet në një moment më të përshtatshëm ku të jetë e mundur prania e autorëve finalistë, disa prej të cilëve jetojnē jashtë Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zogu i Shqiponjes: 01/03/2021 03:18

    Ne 21 Tetor 2019 autori i ri Besim D. fiton cmimin e pare ne proze me tregimin Zogu i Qyqes organizuar nga Shtepia Botuese Kuvendi ne Michigan USA. Sot nje liber tjeter me autor tjeter, me gati te njejtin titull mer cmim?!?!?!?!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur