ROMË - Kryeministri italian, Matteo Renzi premtoi një kontribut prej tetë miliardë eurosh për planin e investimeve të Bashkimit Evropian parashikuar nga presidenti i Komisonit Evropian, Jean-Claude Juncker.
"Italia do të kontribuojë për planin "JunckerBE" me iniciativë të Bankës së Kursimeve, institucion financiar publik, me tetë miliardë euro", shkruan Renzi në rrjetin social "Twitter".
Në fillim të muajit mars, Franca premtoi gjithashtu tetë miliardë euro ashtu si Gjermania që kishte premtuar pesë miliardë euro shtesë për investimet deri në vitin 2018, katër muaj pasi kishte njoftuar 10 miliardë euro investime, veçanërisht në infrastruktura.
Në fund të muajit shkurt, Spanja njoftoi premtoi gjithashtu 1,5 miliardë euro, nëpërmjet bashkëfinancimit të projekteve.
Këto kontribute kombëtare do të mundësojnë bashkëfinancimin e projekteve të zgjehdura në kuadër të planit të investimeve të ndërmarrë nga Juncer dhe duke marrë parasysh një shumë totale prej 315 miliardë eurosh./ATSH/