Ronaldo bën Realin me dhimbje koke, Messi-gjyqtarit: Po e bën në brekë

Ronaldo bën Realin me dhimbje koke, Messi-gjyqtarit: Po e bën në brekë

Ronaldo duke dale nga fusha i demtuar

“El Clasico” mbrëmë u mbyll pa fitues, por te Reali i Madridit janë bërë me dhimbje koke për shkak të dëmtimit që pësoi Ronaldo në pjesën e pare pas shënimit të golit të barazimit. Në përfundim të ndeshjes Zidane deklaroi se sot do të mësohet shkalla e dëmtimit të portugezit. “Ronaldo nuk është mirë, por të hënën do të njihemi me shkallën e dëmtimit” u shpreh Zidane.

E ndërsa Ronaldo u bë protagonist për golin e barazimit dhe dëmtimin që e nxori nga fusha, Messi iu vërsul arbitrit pas nxjerrjes me karton të kuq të Robertos në fundin e pjesës së parë. Sipas mediave spanjolle sulmuesi i Barcelonës iu drejtua arbitrit kryesor me fjalët  “Po e bën në brekë! Po fal Realin”. Ndeshja kishte mjaft polemika nga goditja e Robertos ndaj Marcelos, te penalltitë e pa dhëna dhe goli i dytë i Barcelonës me faull.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi