Roshi: Dyfish i motivuar tani që jam kapiten i Kombëtares

Roshi: Dyfish i motivuar tani që jam kapiten i Kombëtares

Odise Roshi

Kapiten në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë do të jetë mesfushori Odise Roshi, pasi ai është lojtari me më shumë ndeshje në fushë. Roshi, në konferencën e shtypit është shprehur i lumtur për këtë vlerësim. “Kapiten? Të them të drejtën, nuk jam surprizuar. Mendoj se është krenari të jem kapiten. Këtu është rregull, që kush ka më shumë ndeshje, do të jetë kapiten. Për mua është shumë e rëndësishme ndeshja nesër, por si kapiten më bën të luaj më tepër. Do të ishte kënaqësi ta mbaja gjithmonë shiritin, pasi unë gjithmonë kam dhënën maksimumin në fushë dhe besoj se jam i aftë ta mbaj shiritin përherë.

Ne kemi shumë lojtarë më përvojë në ekip, por edhe elementë të rinj, që kanë rritur konkurrencën dhe kjo konkurrencë i bën mirë ekipit. Jemi fokusuar te detyrat e trajnerit dhe duhet t’i zbatojmë në fushë. Kundërshtari? Ne jemi një grup shumë i mirë, por Norvegjia ka një ekip simpatik. Ambienti ynë është mjaft i mirë dhe duhet të japim maksimumin për të fituar. Nesër luajmë për fitore.

Stili i lojës? Për mua është gjithmonë më mirë loja në sulm, por për të fituar duhet edhe të mbrohesh edhe të sulmosh. Kemi parë që në stërvitje elementët e rinj janë lojtarë me shumë kualitet. Kur luan me Kombëtaren, duhet të japësh 100% dhe luaj në mënyrë maksimale. Kur luaj me Kombëtaren, kam një motivim plus, ndërkohë që me ekipin ku luaj është më ndryshe.

Atmosfera në ekip? Atmosfera është shumë e mirë dhe kemi shumë harmoni në skuadër. Kjo është diçka shumë pozitive. Abazaj dhe Gavazaj? I kam parë në stërvitje dhe janë dy talente me kualitete dhe konkurrenca që kanë sjellë na bën mirë”, – u shpreh Odise Roshi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë

Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë