Roskovec/ 66-vjeçari Novrus Kuka ruan traditën e kultivimit të duhanit: S'kam hequr dorë dhe kur kam dalë me humbje! Sot e eksportoj në Greqi

Kultivuesi i vetëm i duhanit në Kurjan të Roskovecit është Novrus Kuka, i cili vijon prej 30 vitesh traditën e kësaj kulture. Tashmë është në  fazën e paketimit për shitje duke shpresuar për një cmim të  leverdisshëm.

66-vjeçari pohon se në vitin 2009 arriti të zgjerojë sipërfaqen e mbjellë me duhan deri në 9 ha, por dëmi kolosal i  vitit 2014, ku 60 ton duhan i mbeti pa shitur per shkak te falimentit te firmës greke me të  cilen kishte lidhur kontratë bëri që ta ule prodhimin ne vitet pasuese.

Kuka tregon gjithashtu se nga viti në vit sipërfaqja ka ardhur duke u zvogëluar duke arritur në 2 ha. Sipas tij shkaku kryesor është mungesa e fuqisë punëtore  dhe subvencioneve. Ai  thekson se prodhimi i sivjetshëm arrin në 3- 4 ton,  ndërsa cmimi i shitjes është 5-6 mijë lekë per kilogramë sipas cilësisë.

Fermeri shprehet për Report TV se përgjatë gjithë viteve të kultivimit të duhanit, ndihma e shtetit ka munguar totalisht.

'Çmimi është sipas cilësisë, sa më e mirë cilësia ka çmim më të vlefshëm. Këtu shteti nuk të ndihmon për duhanin, me forcat tona. Fuqi puntoreë s'ka, unë vet dhe gruaja merremi me këtë, na ndihmojnë edhe pak dy vajzat', tha ai. 

Roskoveci ka qenë zonë e njohur per kultivimin e duhanit gjatë sistemit komunist, ndërsa pas viteve 90- të mori hov kultura e ullirit. Sipërfaqja e kultivuar me duhan në njësinë administrative Kurjan, para ndërrimit të sistemit, arrinte në 200 ha dhe prodhim vjetor 3000 kv, i cili shkonte për eksport.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike