Roskovec/ Për herë të parë, punishte për prodhim sapuni me bazë kryesore vajin e ullirit

Në  Roskovec numërohen rreth 500 mijë rrënjë ullinj, të cilët janë në prodhimtari dhe zënë një siperfaqe rreth 30 % të territorit të kësaj zone. Kjo ka bërë që përveç vajit për gatim ullirin ta përdorin edhe në kozmetikë.

Për herë të parë në Roskovec ka nisur një projekt për prodhimin e sapunit organik në një punishte të vogël në fshatin Vidhisht, e ndihmuar nga disa organizata ndërkombëtare.15 gra  po trajnohen nga dy specialiste kimie.

"Sapuni ka lëndët bazë të cilët janë vaji i ullirit, por mund të përdoren edhe vajra të tjerë, soda kaostike dhe kripa e zezë. Duke qenë se kjo është hera e dytë që po vijmë për këtë trajnim, duket që aftësitë e tyre janë gjithnjë e më në rritje. Ato pak e nga pak do të fillojnë që t'i bëjnë nga fillimi deri në fund, të gjitha proceset e sapunit". u shpreh specialistja Edlira Shahinaj. 

Përbërësit do të mblidhen nga fermerët e zonës dhe sapuni prodhohet në mënyrë artizanale. Ndërsa në treg ky sapun do të jetë me aroma të ndryshme si me livando, dafinë, rozmarinë, kamomil, kakao dhe portokall.

"Kemi ngritur këtu një punishte të thjeshtë artizanale të prodhimit të sapunit, në mënyrë artizanale nga vaji i ullirit, pra mbetjet e vajit të ullirit. Ose nga ai vaj ulliri që nuk është për konsum, mund të ripërdoret për të prodhuar sapun. Projekti mbaron në prill dhe pas mbarimit ne duam që nga ky projekt të kemi ngritur një partneritet privat publik, pra nga grupi i prodhuesve, por sigurisht edhe në partneritet me Bashkinë, për t'i siguruar një vazhdimësi projektit", u shpreh kordinatorja Iris Kuçi.

Një nismë e tillë është një mundësi më shumë, që një pjesë e mirë e prodhimit të vajit të papërdorshëm për konsum të mos shkojë dëm. Ndërkohë që nëse do të ketë treg, shumë gra shtepiake do të kenë mundësi të jenë pjesë e këtij projekti duke iu mundësuar një vend pune.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja