Rovena Stefa 'shpërthen' ndaj
'Këngës Magjike':Natë intrigash!

Rovena Stefa 'shpërthen' ndaj<br />'Këngës Magjike':Natë intrigash!<br>
Pas Klejti Mahmutaj, një tjetër këngëtar ka mbetur i zhgënjyer nga ‘Kënga Magjike’. Këtë radhë është këngëtarja Rovena Stefa, e cila nuk do të jetë pjesë e finales së festivalit, që mbahet mbrëmjen e sotme, ku do të shpallet dhe fituesi.

Stefa nuk arriti të kualifikohet në natën e madhe dhe për këtë ajo është revoltuar jo pak. Ajo ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku shprehet e indinjuar për garën, duke e cilësuar mbrëmjen e sotme një mbrëmje intrigash për votat.

“Nuk do të jem sonte po nuk mërzitem sepse një natë e ngritur mbi intriga votash nuk më pengon të këndoj me shpirt në shumë mbrëmje të tjera për pupollin tim. E juaja Rovi”, shkruan këngëtarja, e cila ishte pjesë e garës me këngën “Veç një jetë”.

rovena
(Postimi i këngëtares)

 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool