Roza Lati: Fëmijëria ime e vështirë
ka pasur dhunë në familjen time 

Roza Lati: Fëmijëria ime e vështirë<br />ka pasur dhunë në familjen time 
Roza Lati njihet nga të gjithë ndoshta si vajza delikate dhe e llastuar që mund të ketë pasur një jetë perfekte.

Por në fakt nuk ka qenë kështu. Moderatorja e njohur tregon një periudhë të errët të jetës së saj, ku dhuna ka qenë prezente në familjen e saj.

Në një intervistë për emsionin ‘’INstyle’’, Roza tregon se ka pasur një fëmijëri të vështirë me dhunë familjare por që fatmirësisht  tashmë çdo gjë ka kaluar.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë. Kam kaluar një fëmijëri të cilën nuk do doja që ta kalonte asnjë fëmijë tjetër, me dhunë familjare. Po i them këto gjëra troç këtu për t’i lënë njerëzve të kuptojnë se nëse më cilësojnë si llasticë tani, dua ta dinë që është thjesht flluska që unë i kam vënë vetes”, tregoi vajza e aktores së njohur Rita Lati.

Vajza e njohur e ekranit, ka folur edhe për marrëdhënien me të dashurin e saj. Ajo është shprehur se nuk ka dëshirë të postojë foto në rrjtet sociale me të pasi sipas saj‘’ka ulkonja që kanë plehrat që lë mbrapa’’. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital