Rozana Radi dedikim special për
motrën: Je nëna që më mungon 

Rozana Radi dedikim special për<br />motrën: Je nëna që më mungon 
Motra e Rozana Radit, feston sot ditëlindjen. Andeta Radi, motra e artistes së njohur ka marrë një urim special dhe shumë të ndjerë për ditëlindje nga Rozana.

Artisja e ka bërë publik urimin ku ka treguar gjithashtu edhe buqetën me lule që ajo i ka dërguar motrës.

‘’Ti je nëna që më mungon. Pa ty jeta do ishte e zbrazët. Je njeriu që mezi pres t’i tregoj ҫdo gjë timen. Ndonjëherë të shoh shumë rrallë dhe më merr malli për netët në divanin e shtëpisë sonë. A të kujtohet? Faleminderit që më lexoje kur isha e vogël, faleminderit që më fshije hundët kur isha e vogël, faleminderit që kujdesesh për mua. Ne ruajmë kujtime e dhimbje që askush nuk i di. Përgjithmonë bashkë” ky është urimi i Rozanës për motrën.



Pas këtij shënimi, Andeta shkruan: “…dhe buqeta e motrës nuk mungon asnjëherë. Po pse mi Rozana Radi, edhe sot do më bësh të qaj? Ne rrallë e shprehim dashurinë, nuk rrimë duke u puthur gjithë ditën, por jemi si ata siamezet që s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin.”



Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

29/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)