Rrëfime dhe fakte/ Gazment Bardhi ‘dora e zezë’ e Bashës për spastrimet në PD, hartimin e listave, shpalljen e humbësve në zgjedhje dhe ideimin e grupeve paramilitare

Rrëfime dhe fakte/ Gazment Bardhi ‘dora e zezë’ e Bashës për spastrimet në PD, hartimin e listave, shpalljen e humbësve në zgjedhje dhe ideimin e grupeve paramilitare

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

“Dera ishte e mbyllur...i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as grua, i cili më thotë  “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Kështu u shpreh mjeku i njohur Halim Kosova kur kuptoi se nuk ishte më në planet e Lulzim Bashës për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Përpos mekanizimit okult të hartimit të listës dhe luftës mes klaneve në Partinë Demokratike, rrëfimi i Halim Kosovës nxjerrë në pah rolin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi si ‘dora’ e Lulzim Bashës për mënjanimin e figurave të padëshiruara, pra si njeriu që të hap ose të mbyll derën në Partinë Demokratike.

Rrëfimi i Halim Kosovës, ish-deputet i PD-së dhe kandidat për kryebashkiak të Tiranës konfirmon gjithashtu se komisioni i famshëm ‘Nishani’ ishte thjeshtë një alibi e Bashës dhe Bardhit për ‘larjen e hesapeve’ në PD. 

Dy ditë më parë, Mark Marku, pasi refuzoi mandatin e deputetit, rrëfeu prapaskenat e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike. Gazment Bardhi portretizohet si njeriu që i pëshpërit në vesh Lulzim Bashës se kë duhet të heqë dhe të vërë në listën e kandidatëve për deputetë.

Bardhi qëndron në krahun e Bashës duke dhënë argumente dhe kundër argumente nëse një kandidat potencial duhet të hiqet apo të vihet në listë. Debati i Mark Mark Markut me Bashën dhe Bardhin është zhvilluar për kandidaten Elda Hoti, e cila lëviz sa nga LSI, PR tek PD-ja.

“Për zonjën Hoti (nuk e dija fare sepse kisha propozuar një djalë të mirë, mësues, duke i thënë se nuk do jesh te lista fituese por do të promovoj. Në një moment e heqin dhe fusin këtë Eldën që unë nuk ia kisha dëgjuar emrin. Nuk e dija që ishte deputete. Më thanë të fusim këtë. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e kanë futur. U thashë  nuk e njoh kush është kjo. Është deputete më thanë, aq më keq u thashë, nuk e njeh askush. Deputete e LSI-së, u thashë, por a jeni në vete!. Kishte qëndruar në Parlament duke thyer vendimin e opozitës. U thashë absolutisht jo. Mbas një dite më thanë nuk kemi çfarë ti bëjmë aleatit, e futën përmes partisë së Mediut. Nuk e dija që do dilte ajo, i pesti atje është Zef Gjoka, një nga burrat më te nderuar të Lezhës”, ka pohuar Mark Marku.

Skandali i ngritjes së grupit paramilitar nga Partia Demokratike, të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, nxori në skenë pikërisht Gazmend Bardhin. Anëtari i kësaj strukture të paligjshme, Arbër Papleka, vrau katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Pjerin Xhuvanin, një personazh me influencë në Elbasan, i cili i shihej si rrezik nga PD-LSI për realizimin e objektivave elektoralë.

Pas vrasjes, Gazmend Bardhi pranoi publikisht strukturën paramilitare, duke u shfaqur si njeriu që kishte nën patronazh grupin e armatosur në Elbasan. Struktura e paligjshme paralele u dënua nga SHBA-BE, por megjithatë, deri më sot, drejtësia nuk ka vepruar mbi ideatorët, drejtuesit dhe anëtarët e paraushtarakëve të PD-së.

Gazment Bardhi analizon edhe humbjen e zgjedhjeve nga Partia Demokratike. Në 15 korrik të këtij viti, Kryesia e PD-së analizoi një dokument, i cili analizonte humbjen e PD-së në zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Sipas analizës, PD-ja kishte ‘korrur një sukses’ në Qarkun e Elbasanit, ku fushata drejtohej nga Bardhi, ndërsa në qarqet e tjera kishte pësuar humbje. Analiza u kundërshtua nga drejtuesit politikë të qarqeve, të identifikuar si humbjes.

"Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar”, ka deklaruar Edi Paloka, i cili drejtonte fushatën në Durrës.

Në fakt, në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Elbasan, Partia Demokratike pësoi një disfatë si në qarqet e tjera, ndërsa Partia Socialiste u rrit me rreth 20 mijë vota. Analiza, e cila prodhoi polemika në Kryesi, reflekton dorën e Gazmend Bardhit.

Po si depërtoi Gazment Bardhi në PD? Në vitin 2012, kur Partia Demokratike ishe në pushtet, Bardhi ishte këshilltar i Eduart Halimit, në atë kohë Ministër i Drejtësisë. Në vitin 2013, u punësua si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë. Megjithatë, Gazmend Bardhi ishte një personazh anonim deri kur u shfaq në vitin 2016, si ekspert në Komisionin për Reformën në Drejtësi, duke kundërshtuar reformën bashkë me Oerd Bylykbashin.

Lufta e Bardhit në krah të PD-së kudër përmbajtjes së ndryshimeve Kushtetuese të korrikut 2016 dhe ligjeve bazë të reformës në drejtësi, është e dokumentuar.

Më pas, Bardhi është shfaqur si këshilltar i Lulzim Bashës. Ky i fundit i besoi edhe postin e ministrit teknik të Drejtësisë pas marrëveshjes së bashkëqeverisjes më kryeministrin Edi Rama në 17 maj 2017, si kusht që PD-ja të futej në zgjedhjet parlamentare.

Në janar të vitit 2019, Gazment Bardhi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD-së me mbështetjen e Bashës. Bardhi u rikonfirmua në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm disa ditë më parë, sërish me mbështetjen e Lulzim Bashës, i cili po kalon momentet më kritike në karrierën e tij politike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DYRDYL KASAP REXHEP BOLE LEKA [ KEPI ]: 09/09/2021 10:16

    O lyl o dyl po ti ske burrëri se po të ishe burrr i vërtet do kishwe dhën dorheqje. Po ti ske as dinjitet e as karakter o Luli derr. Shqiptarët duhet ta kuptojn se kujt votën ja çojn. Se po tē vazhdojn që votën ktyre derrave tja çojn gjith jetës do rënkojn. Pra populli është vet fajtor që kshu derrash votojn. Popull zgjohuni e shikoni se kë duhet besuar që jeta të jet e BEKUAR.

    Përgjigju
  • Turi: 09/09/2021 08:01

    Ec Gaz dylberi se PD eshte bere si LGBT me Lyl shalngjiturin ne krye

    Përgjigju
  • DYRDYL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/09/2021 06:35

    O lyl ti boj çfar të duash ti nuk bën hajër kur mor karagjoz mor njeri i mbaruar. Ti duhet prej kohësh të kishe dhën dorheqjen po me karakterin dhe arsimin tënd gjysmak ti smund të japësh dorheqjen. Se si zari salheut ti do bosh rolin e bedelit. Mjer Shqiptarët me kta plera politikan nga të katër krahët.

    Përgjigju
  • Piku: 09/09/2021 05:51

    Po pse e shani gazin kot mkot jo se nuk e meriton por duhet te dini se keta jane te gjithe bythore nga i pari te i fundit. Dmth rama, basha, lali suma, figa vogel, tiger baxhella, gjiknur fyti, grida vigel gaz gargarja etj etj.

    Përgjigju
  • Tore B..: 08/09/2021 21:19

    O Gazi je per nonje byrhore?

    Përgjigju
  • Bledi: 08/09/2021 14:52

    Po edhe Bardhi si puna Bashes eshte hollandez, eshte edhe daje edhe teze. Me pak fjale burr kurve..

    Përgjigju
  • Torja: 08/09/2021 14:42

    Gazi o bythec.gazin enjef kavaja per thybriq yp gazi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë