Lec Shllaku ka lindur në Shkodër, më 3.11.1921. Në moshën 3 vjeçare i vdiq i ati. Së bashku më nënën e vet, Pinën, e me vëllezërit Gjonin (helenisti i shquar, përkthyesi i “Iliadës” dhe i disa veprave të autorëve grekë, të Virgjilit dhe “Këngët e Rolandit”, dhe të një pune të nisur mbi një fjalor latinisht-shqip me rreth 65 mijë fjalë, të cilin vdekja nuk e la ta mbarojë) e Luigjin, u mbartën në familjen e dajës së vet, Ndoc Temali, bejtexhi me emër në qytetin e Shkodrës. Aty gjetën një mjedis artistik skene, bejtesh e karnavalesh. Aty lindën e morën hov prirjet e Lecit dhe të Gjonit...
Leci e kreu filloren në Shkollën Fretnore, të mesmen në Gjimnazin “Illyricum” si kolegj. Klasën e fundit e maturën, i mori në Gjimnazin “28 Nëntori”.
Pasi kreu shkëlqyeshëm Institutin e lartë 2-vjeçar të Shkodrës, në degën Gjuhë shqipe-Letërsi; më 1966 kryen edhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës, po dega Gjuhë shqipe-Letërsi.
Punoi 2 vjet në Teatrin Qendror të Ushtrisë – Tiranë e më vonë si regjisor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Në vitin 1962 hapi dhe drejtoi Teatrin e ri profesionist “Skampa” të Elbasanit për gati një dekadë.
Krahas vënies në skenë të shumë dramave të autorëve shqiptarë e të huaj, regjisori Shllaku interpreton dhe në shumë filma, si: “Skënderbeu” në rolin e Gjon Kastriotit, “Plumba Perandorit” në rolin e gjykatësit, “Yjet e netëve të gjata” në rolin e oficerit gjerman, “Qortimet e Vjeshtës” në rolin e priftit, etj. Në vitet ’90, ka marrë pjesë edhe te filmi “Larg barbarëve” i regjisores me origjinë shqiptare Liri Begeja, dhe këtu interpretoi në rolin e përkthyesit Jusuf Vrioni.
Për kontributin që dha, për vlerat që dhuroi në skenë, Lecit iu dha titulli: “Artist i Popullit”.
Gjatë kohës si regjisor, e në pension, në studion e vet personale, Leci iu kushtua punës letrare e artistike.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.3%
-
Jo
61.9%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura
29 Nëntor, 19:45
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor, 19:14
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20