Rrëfimi i Luljeta Lleshanakut për poezinë që boton në gjuhë të huaj, “Hapësira negative”

Poezia për Luljeta Lleshanakun nuk është vetëm një mënyrë për të bindur veten që ekziston, por me vargjet e saj ajo kërkon që të lërë një dëshmi për njerëzit. Në vargjet e saj vijnë histori dhe përvoja si një lojë, që kapërcejnë më së miri personalen.

Në këtë intervistë për kamerën e Report Tv poetja rrëfen botimin e librit “Hapësirë negative” në anglisht, ndalet tek sfidat që duhet të kapërcejë një autor shqiptar për të qenë pranë lexuesit të huaj, por jo vetëm. Lleshanaku flet për procesin e të krijuarit, mundësitë që ka për të shkruar kur është në atdhe, por edhe për pjesëmarrjen e saj në rezidencë, si krijuese.  

Hapësira negative’ është libri im i fundit i botuar në gjuhën angleze edhe në Mbretërinë e Bashkuar edhe SHBA. Është i njëjti libër, por me shtëpi botuese të ndryshme. Nuk është përvoja ime e parë me këta botues. Por kur krijohet një lloj marrëdhënie mes botuesit edhe autorit, zakonisht janë ata që të kërkojnë vet...,është treg shumë konkurrues, kjo dihet si në të gjithë botën, në një farë mënyre nuk ka qenë e njëjta aventurë, si me librin e parë. Interesante është se tek ‘Hapësira negative’ kemi dy në një, dy libra të gjuhës shqipe, është libri “Pothuajse dje”dhe “Homo antarcticus”. Libri ka pak që ka dalë edhe si fillim edhe ka kaluar disa teste të vështira... 

Luljeta Lleshanaku, poete 

VIDEO/Intervista e plotë në Report TV me poeten Luljeta Lleshanaku

Poetja flet edhe për jetën e saj, si bashkëshorte, me shkrimtarin Lazer Stani. 

Ngaqë s’kam përvojë tjetër nuk e di se si do të jetë jeta me një bashkëshortë që s’është artist, s’është shkrimtarë (qesh). Besoj se dy shkrimtarë të mirë, janë dy shokë të mirë. Lazëri është natyrë kritike, që më ndihmon edhe më ka ndihmuar shumë. Ndoshta një pjesë të madhe të formimit tim e kam prej atij, se ishte më i pjekur edhe më i formuar. Ka një sistem analitik shumë të fuqishëm, që i vjen edhe nga një backgraund që ka me shkencat. Biseda, jeta në çift kurrë nuk është e mërzitshme kur je në rrethanat e mia, sepse ka gjithnjë një gjë interesante për të folur”...

 Luljeta Lleshanaku, poete 

Për të edhe momentet kur nuk shkruan apo nuk lexon janë një proces reflektimi edhe asimilimi. Poezi quan vetëm momentin e fundit, kur konkretizohet.  Leshanaku ka shkruar në shqip tetë libra me poezi, si “Sytë e somnambulës”, “Këmbanat e së djelës”, “Fëmijët e Natyrës”, “Pothuajse dje”, “Palca e verdhë”, “Antipastorale”, “Gjysëm kubizëm” etj., të cilët janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Poezia duke qenë abstraguese, kam përshtypjen se të konsumon më shpejt se proza. Brenda një poezie përmblidhet një lëndë që mund të shkruhet një roman. Çdo autor sjell përvojën e vet në një poezi, prandaj vjen një moment që duhet sikur po përsërit veten edhe je më i sertë me veten. Të merr më shumë kohë, kur e ndjej se kam entuziazëm se po shkruaj diçka të re, e kuptoj se kam diçka për të shkruar.

Luljeta Lleshanaku, poete 

Për Luljeta Lleshanakun në fillim poezia ka qenë mënyra për t’u dalluar edhe identifikuar, më vonë u kthye në një reflektim me zë mbi botën, ndërsa sot është mënyra për të mbijetuar moralisht. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'