Rrëfimi tronditës i shqiptarit që vrau gruan në Greqi: Ishte në gjumë dhe e qëllova me thikë në qafë! Familjarët e viktimës i turren me gurë: Ne të ushqyem, ti na vrave vajzën

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë, ku shqiptari Florand Shehu vrau bashkëshorten e tij 30-vjeçare. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Florand Shehu në dëshminë e tij ka thënë se bashkëshortja Anisa ishte në gjumë kur ai e qëlloi në qafë me thikë. Shehu ka thënë se Anisa filloi të bërtiste, por ai i mbylli gojën dhe ka vazhduar përsëri ta godasë në qafë.

“Shkova në kuzhinë, mora një thikë nga sirtari dhe u nisua drejt dhomës. Dera ishte e hapur. Kur hyra në dhomën e saj, ajo ishte duke fjetur me kurriz dhe unë nxitova mbi të dhe hipa sipër saj. E qëllova direkt me thikë në qafë. Mbaj mend që ajo reagoi dhe filloi të bërtiste. Por unë i mbylla gojën, e qëllova sërish me thikë në qafë. Më pas i mbylla gojën me të dyja duart që të mos bërtiste, pasi kuptova që vdiq shkova në tualet lava rrobat dhe i hodha në kosh”, është ky një pjesë e rrëfimit.

Shehu ka dhënë detaje edhe në lidhje me konfliktin që kanë pasur me 11 korrik, ku policia kishte shkuar në apartamentin e tyre pas një denoncimi nga fqinjët, por ata nuk kishin vepruar. Sipas tij, ata kanë debatuar madje debati ka agravuar deri në dhunë fizike.

“Më 11 korrik patëm një konflikt. Sapo isha kthyer nga puna dhe kur hyra në shtëpi, ajo ishte në dhomën e gjumit të fëmijëve me derën e mbyllur. E pyeta pse po e bënte këtë dhe mu përgjigj ‘Unë do të bëj çfarë të dua’. Këtu nisi një debat dhe ajo nisi të bërtiste. E shtyva, ra në dysheme dhe pasi u ngrit më qëlloi në fytyrë dhe unë bëra të njëjtën gjë”, ka treguar Shehu.

Gjatë momentit kur Florand Sheu ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë është sulmuar nga familjarët e viktimës. Siç shihet edhe nga pamjet, Shehu është sulmuar me gurë nga familjarët të cilët janë të tronditur nga vdekja e vajzës së tyre. Ai është shoqëruar për në Prokurori me jelek anti-plumb, ndërsa policia ka ndërhyrë për qetësimin e situatës.

Konflikti mes Anisa dhe Florand Shehut kishte kohë që kishte nisur. 31-vjeçarja kohët e fundit ndihej e frikësuar nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit herë pas herë bëhej agresiv dhe e dhunonte. Kohët e fundit Anisa natën flinte në dhomën e fëmijëve dhe nga frika mbyllte derën me çelës. Por duket se natën e fundit të jetës bëri dhe gabimin që i kushtoi shumë, pasi nuk kishte mbyllur derën me çelës.

Krimi i rëndë ndodhi pak ditë më parë dhe tronditi Athinën. Ndërkohë në hetim janë dy policë të cilët nuk vepruan si duhet për ngjarjen e ndodhur në 11 Korrik që dhe mund të parandalonte vrasjen pak javë më vonë.

 

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento

Komente

  • Turi: 03/08/2021 17:33

    Pse mor njerez nuk ndaheni!!! Nuk e kape ne flagranc dhe u rembeve. Kishe dyshime!!!! Dhe????

    Përgjigju
    • Altin merkai: 04/08/2021 10:38

      Dhe me femij ajo dhe dashnor mir ja deri kurves



×

Lajmi i fundit

John

“I shpëtova makthit, që u ndava nga ai”, çfarë i tha mësuesja greke mikeshës 24 orë para se të vritej nga ish i dashuri