Rrëmbimi i anijes në Nigeri, lirohen 8 anëtarët e ekuipazhit pas 45 ditësh peng! Babë e bir nisen për Shqipëri

Rrëmbimi i anijes në Nigeri, lirohen 8 anëtarët e ekuipazhit pas 45 ditësh peng! Babë e bir nisen për Shqipëri

Ekuipazhi i liruar

Lirohet ekuipazhi i anijes STEVIA në ujërat e Nigerisë pas 45 ditësh e mabajtur peng nga piratët, së bashku me 2 marinarë shqiptarë dhe 6 ukrainas.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije dy marinarët shqiptarë që janë marrë peng, së bashku me 6 marinarët ukrainas janë liruar pasi kanë paguar shuma të kosiderueshme parash. Bëhet fjalë për Ndoj Shytanin dhe Mark Shytanin, babë e bir, 55 dhe 26 vjeç, nga Shkodra dhe jetojnë në Tiranë. 

Pas shumë peripecish ekuipazhi u lirua dhe më pas ka qëndruar në një spital në Nigeri. Ndërkohë mësohet se pjestarët e ekuipazhit janë nisur për në Ukrainë dhe Shqipëri. Report Tv ka siguruar foton e ekuipazhit e shkrepur pas lirimit nga rebelët, ku personi me të bardha dhe ai ngjitur majtas tij janë shqiptarët, konkretisht babai dhe djali.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë është njoftuar prej disa ditësh ndërkohë që mësohet se pengmarrja ka filluar që prej datës 16 dhjetor. Anija ka flamur kamerunas dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit. Pronari është shqiptar dhe anijen e ka blerë nga një armator bullgar në pranverën e këtij viti. Anija punon me çarterim për kompani të huaja tregtare.

Në rrugën e fundit ajo ishte ngarkuar me mallra në Kamerun me destinacion portin e Lagos. Kur gjendej në radën e jashtme të këtij porti ka rënë pre e piratëve nigerian të cilët nuk kanë rrëmbyer anijen por kanë mbajtur peng 8 pjesëtarë të anijes. Piratët kërkojnë para që të lenë të lirë marinarët.

Burime nga kapitenaria e portit të Durrësit thanë më parë për Report Tv se në bazë të ligjeve të detit dhe konventave detare është shteti bullgar dhe ai kamerunas që kanë të drejtë të ndërhyjnë për lirimin e marinarëve. Në kapitenari janë munduar të sigurojnë informacione lidhur me gjendjen e pengjeve dhe sipas tyre ata nuk janë keqtrajtuar nga pengmarrësit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja