Rrëshen,familja në varfëri ekstreme
jeton me 10 mijë lekë në muaj

Rrëshen,familja në varfëri ekstreme<br />jeton me 10 mijë lekë në muaj
Rastet e familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme janë të panumërta në vendin tonë, por rasti i familjes Tuçi në Rrëshen duket se kalon çdo kufi të minimumit jetik.

Zef Tuçi, kryefamiljar vuan edhe nga sëmundja e rëndë e kancerit dhe prej kohësh ai as që e kuron sëmundjen për shkak të kushteve ekonomike. Familja e tij ka si te ardhura mujore vetem 100 mije leke te vjetra qe merr Zefi si pension.

“Kam dy vite pa luajtur nga vendi. Shkoj vetëm në banjo. Marr vetëm 10 mijë lekë në muaj. Jam vet i pesti në familje” thotë ai.
 
Bashkëshortja e tij thotë se e kanë të pamundur të shtyjnë ditët me ushqim, pasi të ardhurat nuk mjaftojnë as për të blerë ilaçe. Ata kanë tre fëmijë minorenë të cilët detyrohen të vuajn varfërinë e tejskajshme bashkë me prindërit e tyre.

‘Kemi qenë tek bashkia, jemi ankuar e na kanë thënë se nuk kemi çfarë t’iu bëjmë. Ne jemi në hall të madh." tha ajo
 
Objekti  ku jeton kjo familje vetëm banesë nuk mund të quhet. Ditët me shi çfarë bie jashtë futet brenda. Ndërsa lagështia duket në çdo cep të shtëpisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema