Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në Gjirokastër për pasojë janë dëmtuar edhe themelet e një banese në lagjen Punëntori të këtij qyteti.
 
Gjithashtu nga rrëshqitja e dherave është bllokuar një nga rrugët kryesore që lidh lagjen Cfakë me pjesën tjetër të qytetit të gurtë.
 
Kjo situatë është prezente prej 3 ditësh ndërkohë që Bashkia e Gjerikoastrës sot ka nisur punën për të hapur rrugën që është e bllokuar nga rrëshkitja e dherave.

“Është mbledhur Shtabi i Emergjancave të Bashkisë, ka trajtuar çështjen në fjalë dhe si rezultat ka arritur në përfunidmet:
Në fazën fillestare është bërë hapja e rrugës për të kaluar këmbësorët dhe mjete e vogla, nesër do të hiqet masivi i dheut dhe do të studiohen themelet nëse ato do mund të përballojnë ndërtimin e murit”,
shprehet Fatri Brahimi shef i Zyrës së Emergjencave Civile.
  
Situata të ngjashme janë të shpeshta në zonat kryesisht malore në qytetin e Gjirokastrës dhe kjo për shkak të terrenit që është mbajtës i lagështirës dhe ujërave.

Redaksia Online
Al.N/Shqipatrja.com