Prezantuesi Ardit Gjebrea ashtu si edhe shumë personazhe të tjerë ka dalë publikisht në mbështetje të tij të Erion Veliaj.

Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale Gjebrea shprehet se është i bindur që vlerat dhe përkushtimi i Veliajt do të vlerësohen me kalimin e kohës teksa thekson se është krenar për miqësinë që ka me Veliaj.

"Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq si mundet që nuk e bërtasin punën tënde e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar për të mirën e përditshmërisë tonë?

Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!”, shkruan prezantuesi, duke e shoqëruar mesazhin me një foto me Veliaj dhe hashtagun #jamerion dhe  #kambesimtekti.

Erion Veliaj i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.