Rreze Dielli, një vajzë në
javën e tretë të konkursit

Rreze Dielli, një vajzë në <br />javën e tretë të konkursit
Garës së gatimit në rubrikën e zonjës Tefta i është bashkuar këtë të hënë një vajzë, ndryshe nga dy konkurentët e mëparshëm.

Studentja Atala Pinari do të ndjekë me vëmendje këshillat e Zonjës Tefta, për të realizuar më pas dy receta të përzgjedhura rastësisht ditën e premte.

Këtë herë zonja Tefta ka sjellë për amvisat dy receta të shijshme dhe të thjeshta në përgatitje, një të kripur dhe një të ëmbël.



“Fruta me akullore” dhe “Qofte pule me salcë patëllxhanash” kanë qenë dy gatimet e përgatitura me kujdes nga shefja e kuzhinës së Rreze Diellit.

Atala ka qenë e vëmendshme ndaj çdo procesi gatimi që ka ndërmarrë mësuesja e saj.



Në fund të javës studentja do të gjykohet nga juria, e cila do të vlerësojë me pikë gatimet e realizuara.

Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurrent të ndryshëm, i cili për katër ditë do të ndihmojë zonjën Tefta duke gatuar, ndërsa ditën e pestë duhet të realizojë dy receta pa marrë asnjë ndihmë.



Studentët duhet të memorizojnë përbërësit e gatimeve, dhe t’i realizojnë ato në një kohë prej 20 minutash.

Në fund të javës secili prej studentëve të shkollës së hoteleri-turizmit do të pajiset me një çertefikatë dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.

Ky konkurs do të jetë çdo javë pjesë e ekranit të A1 Report deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në qershor.


Receta e parë, Fruta me Akullore

Përbërësit:

Mollë 2
Dardhë 2
Ananas ½
Limon 1
Shqeqer Pluhur 50 gr
Vanilje
Kanellë
Akullore me vanilje
Gjalp 50gr


Recta e dytë, Qofte pule me salcë pattëlxhanash

Përbërësit:

Fileto Pule 500 gr
Vezë 1
Bukë 2 feta
Qepë 1 Qumësht
1 gotë
Patëllxhan 1 kg
Erëza

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë