Partia Socialiste ka propozuar në parlament që investitorët strategjikë tanimë të mund të ndërtojnë edhe porte turistike duke anashkaluar procedurën e koncensionit. Opozita në parlament e kundërshtoi propozimin e depozituar si nismë e deputetes Zamir Sinaj duke argumentuar se ndryshimet kanë për qëllim dhënien e porteve turistike për biznesmenët e mëdhenj pa kaluar procedurat normale.
***
Aktualisht, ligji për portet turistike, parashikon se ndërtimi i tyre bëhet përmes procedurës së koncensionit. Me ndryshimin e propozuar, për ata që kanë statusin e investitorit Strategjik, krijohet mundësia që mos i nënshtrohen këtij detyrimi.
Deputetja socialistë Zamira Sinaj, nismëtare e ndryshimit, e ilustroi nevojën e ndërhyrjes ligjore me investimin e Jared Kushnerit, dhëndrit të Donald Trumpit, në ishullin e Sazanit, dhe shmangien e procedurave të tejzgjatura me të cilat përballen investitorët strategjikë.
"Investimi në ishullin e Sazanit, investitorët rrezikojnë të tërhiqen nëse ligji nuk kalon"- tha deputetje Sinaj.
Nisma e saj hasi në kundërshtimin e opozitës. Deputetja Ina Zhupa tha se në dukje emrat e biznesmenëvë që do të marrin portet turistike janë gati, dhe ligji po bëhet në funksion të tyre!
"Nuk e kuptoj pse do e kaloni me shpejtësi, por kam përshtypjen se janë gati emrat qe do te marrin portet e Shqipërisë",- tha Zhupa.
"Propozimi është i thjeshte, kur kemi një investim strategjik dhe porti është pjese e këtij investimi , ketë procedure ta beje vete investitori pa kaluar ne procedura te reja",- tha Sinaj.
Përmes koncensionit, privati e ndërton me paratë e veta, por pas disa vitesh investimi, në këtë rast porti, i kthehet shtetit. Me këtë ndryshim ligjor, porti turistik duket se i mbetet si pronë, përjetësisht privatit.
Zhupa kërkoj më tej shpjegime se pse po bëhen këto ndryshime tani, duke qenë se ligji për investimet strategjike përfundon afatin e tij në dhjetor të 2026. Por Sinaj paralajmëroi një tjetër shtyrje të afatit.
"Jemi duke përgatitur një draft për te shtyre ligjin e investimeve strategjike për here te 7",- tha Sinaj.
Kundërshtimeve të opozitës se ligji është qepur me porosi socialistët iu përgjigjën me argumentin se qëllimi kryesor është për të krijuar “siguri juridike’ ndaj investitorëve strategjikë dhe për harmonizimin e procedurave të ligjit për portet turistike dhe ligjit për investimet strategjike.
Komente












DUAN TA BEJNE SAZANIN,,,..PER ORGJIRA,,PER NJEREZIT E PASUR ,NE KRYE TE KESAJ PUNE ESHTE TRUMPI ME FAMILJEN E TIJ....SEPSE EPSHTEINI VDIQ,,GJEJNE ISHUJ TE VECUAR LARG SYRIT TE POPULLIT PER TE BERE PISLLEQE.-DHE....ASHTU SIC BENTE EPSHTAINI ME ISHULLIN E TIJ NE MAR LAGO...APO SI QUHEJ AI ISHULL.....POR NE SI SHQIPTARE NUK DUHET TA LEJOJME QE TA BEJME SHQIPERINE TAJLANDE....KJO BIE NE KUNDERSHTIM ME ZAMONET TONA.....
Përgjigju