Një mjet lundrues është bllokuar nga Policia KufitareBorsh, pasi u kap duke lundruar në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Ngjarja është konstatuar gjatë kontrolleve dhe patrullimeve të shtuara përgjatë vijës bregdetare, të ndërmarra për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik. Sipas policisë, mjeti ishte futur brenda perimetrit të sigurisë të përcaktuar për pushuesit në zonën e quajtur “Krorëz”.

Pas verifikimeve, autoritetet ndëshkuan drejtuesin e mjetit me një masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa u vendos edhe bllokimi i mjetit lundrues.

Policia Kufitare bëri apel ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe të shmangin hyrjen në zonat e rezervuara për pushuesit.

Kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror për të parandaluar situata që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve në plazhe.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?