Rrëzimi i skelës nga kati i gjashtë ku vdiqën dy punëtorët, Apeli mbyll në burg inxhinierin Ilir Bendo

Rrëzimi i skelës nga kati i gjashtë ku vdiqën dy punëtorët, Apeli mbyll në burg inxhinierin Ilir Bendo

Inxhinieri i kompanisë “Skela Syla” Ilir Bendo do vijojë të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i marë mesditën e sotme nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për lënien në burg të Bendos. Në fuqi është lënë dhe masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për personin e ndaluar Xhimi Tarushi. Vendimi është marë nga treshja e gjyqtarëve Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gert Shala, e cila ka shqyrtuar kërkesat e të arrestuarve për ndryshimin e masës së sigurisë personale.

Dy të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, kjo pasi në 16 gusht, ditën kur puntorët kishin marë urdhër për të hequr skelat në pallat dhe mbushur vrimat në murre,skela është rrëzuar nga kati i 6-të i pallatit dhe për pasojë kanë vdekur dy puntorët Ergys Ibrahimi dhe Orjon Kodra. Ndërsa janë plagosur rëndë Genci Bardhi, Altin Marku, Eugidius Lika. Nga hetimet e kryera prej prokurorisë së Tiranës drejtuesi teknik i punimeve për subjektin ndërtues ishte Xhimi Tarushi, ndërsa drejtues teknik i punimeve për subjektin “Skela Syla” ishte shtetasi Ilir Bendo.

Dy personat e arrestuar për këtë ngjarje si Ilir Bendo dhe Xhimi Tarushi, kanë kërkuar në gjykatën e Apelit një masë më të butë, pasi sipas tyre “arresti në burg” është masë ekstreme për ta, në një kohë që ngjarja kishte të bënte me një aksident në punë. Pasi kanë dëgjuar palët në seancë gjyqësore gjykata e Apelit ka vendosur sot të mbyllë në qeli drejtuesin teknik të kompanisë “Skela Syla” Ilir Bendo dhe të caktojë masë sigurimi “arrest shtëpie” për Xhimi Tarushin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen