Rrëzohet mocioni për debat me Ramën për ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, PS: Kemi plotësuar kushtet për BE

Rrëzohet mocioni për debat me Ramën për ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, PS: Kemi plotësuar kushtet për BE

Kuvendi i Shqipërisë

Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga procesi integrues me Maqedoninë e Veriut nëse në qershor nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Kjo deklaratë që kryeministri Rama bëri në Bruksel, nxiti opozitën në Kuvend të kërkojë mocion me debat urgjent me kreun e qeverisë. Por kërkesa e tyre, në të cilën mungonte firma e Sali Berishës, u rrëzua nga mazhoranca në votim të hapur.

Kreu i grupit parlamentar Socialist, Taulant Balla përgëzoi deputetët që e kishin sjellë kërkesën pa firmën e Berishës non grata, ndërsa tha se është e drejtë e vendit tonë, që të mos mbahet peng nga debati mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Balla theksoi se Shqipëria ka vetëm një plan A për tu integruar në BE, ndërsa Plan B ka opozita që  sipas tij “anti-amerikanizmin e ka kthyer në doktrinë”.

Në fjalën e tij, Vasili e cilësoi fjalën e Ramës si provokative dhe strategji për të penguar procesin e integrimit dhe i bëri kërkesë mazhorancës që të mos kenë frikë për debat. Ndërsa Balla tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe kriteret që të mbahet konferenca e parë për integrimin në BE. Pasi u hodh në votim, kërkesa për mocion me debat me Ramën nuk u miratua.

Pak ditë më parë, Parlamenti Europian miratoi unanimisht me 519 anëtarë rezolutën për të bërë thirrje për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
Integrimi/ Balla: Në të gjitha raportet e BE-së thuhet se Shqipëria ka përmbushur 100% kushtet dhe kriteret! Dje arritët fitore kundër SHBA-së

 

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se në çdo raport të BE-së thuhet se Shqipëria ka përmbushur 100% kushtet dhe kriteret që të mbahet konferenca e parë për integrimin në BE. Balla ironizoi edhe fitoren e Berishës, si kryetar i PD-së, ku tha se ishte një fitore kundër Amerikës.

‘Në qershor presim mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Dua ta them shumë qartë Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje ku Shqipëria nuk është pjesë farë, në debatin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në të gjitha raportet e BE-së thuhet qartë se Shqipëria i ka përmbushur100% të kushteve dhe kritereve. Ndaj ka të drejtë q në këtë periudhë të mos merret peng nga vende të tjera. Përderisa është thënë troç se çdo vend do të vlerësohet sipas performacës së tij, edhe ne duam që të na vlerësohet performanca. Keni kthyer anti-amerikanizmin në doktrinë. Bashkohuni në një trupë të vetme edhe me fitoren që keni arritur kundër Amerikës dje.’- tha Balla.

Ora 10:16
Mocion me debat për intervistën e Ramës në Bruksel, Vasili: Ishte strategji për të penguar procesin e integrimit europian! Mos u fshihni pas gishtit me dëngla proceduriale

 

Seanca e sotme plenare ka nisur me shqyrtimin e mocionit për debat të kërkuar nga opozita për kryeministrin Edi Rama. Konferenca e Kryetarëve e ka refuzuar sepse nuk plotësonte formatin e kërkuar, ndërsa në Kuvend do të flasë një përfaqësues i opozitës dhe një i mazhorancës për këtë cështje dhe më pas do të hidhet në votim.

Opozita kërkoi mocion për debat pas intervistës së Ramës në Bruksel ku tha mbeten në pritje të presidencës franceze dhe theksoi se situata e ngërçit nuk do të qëndrojë gjatë pasi do të ndryshojnë kurs.

Në fjalën e tij në Kuvend, përfaqësuesi i opozitës, Petrit Vasili tha se debati me Ramën nuk i shërben opozitës por Shqipërisë. Ndër të tjera thesoi se fjala e kryeministrit ishte provokativ dhe kishte strategji të pengonte procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

"Në këtë moment të procesit të integrimit europian nga kryeministri i vendit në Bruksel në mënyrë jo të papërgjegjshme por me strategji të qartë për ta penguar procesin është bërë një deklarim të rëndë dhe kryeministri ka thënë, po e citoj "Ndërkohë që të gjithë e kanë të qartë, kjo situatë nuk mund të vijojë më gjatë, dhe do të ndryshojmë menjëherë kurs"

Është e qartë për këdo që është thjesht një qëndrim provokativ ndaj një situate, e cila është rënduar jo për faj të europianëve sepse shpesh Kuvendi, mazhoranca, kryeministri kanë folur sikur janë përfaqësues të Europës, i kanë dhënë mend Europës si do të dalë nga problemet e saj sepse problemet tona i kemi dritë e pasqyrë. Po të mos kishte prapaskena të tjera, fjala e Ramës do të ishte debilitet politik. Nuk sheh nga Perëndimi ai. Aksi i tij është nga Lindja dhe rruga e Perëndimit për të kalon nga Beogradi. Këta i thonë vetes edhe rilindje. Sot nevoja për ta bërë këtë debat urgjent nuk ishte në të mirë të opozitës, por të Kuvendit të Shqipëisë dhe për t'u dëshmuar vendimmarrëse të mëdhenj se cila është Shqipëria e vërtetë. Mos u trembni ta bëni këtë debat dhe mos u fshihni pas gishtit me dëngla proceduriale", tha Vasili.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës