TIRANE- Rritje të tarifave të studimit, vendosje e mesatares 6 për tre vitet e ardhshme për të gjithë maturantët të cilët do të konkurrojnë për në universitet, bursa studimi për më të mirët por edhe për ata me pamundësi ekonomike, rishikim i studimeve part-time, janë disa nga ndryshimet që pritet të ndodhin në universitete dhe kjo falë reformës që do të kryhet duke filluar nga viti i ardhshëm akademik. Të gjitha ndryshimet janë parashikuar në raportin përfundimtar të prezantuar dje nga Komisioni për Arsimin e Lartë.