Rritet çmimi i fasules në vend! Apeli i ekspertit Ilir Pilku: Turp që importojmë produktet e traditës, shteti të orientojë fermerët

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte eksperti i agrobiznesit Ilir Pilku, i cili foli për produket që Shqipëria importon, ku vendi ynë nuk shfrytëzon kapacitetet për të shtuar prodhimin vendas, por importon.

”Gjatë një vëzhgimi të tregut, është parë se shumë produkte si fasulja, karrota, molla apo hudhra, po importohen gjithmonë e më shumë nga jashtë, në krahasim me vite më parë, ku ne i plotësonim vetë nevojat e brendshme me prodhim vendas” e nisi kështu bisedën eksperti në studio, duke shtuar se produkti që është vënë re më shumë që po importohet është fasulja dhe kjo po bëhet krysisht nga Argjentina, Egjipti, apo Turqia, duke mbushur tregun me prodhim të importit.

Prodhimi i paktë i fasules këtë vit, edhe për shkaqe klimaterike po i bën fermerët që t’a shesin atë me çmimin më të lartë historik. Sot, në tregun e shumicës, fasulja arriti çmimin 520 lek/kg dhe pritet të shkojë edhe 600 lek, ndërkohë që vitin e shkuar kjo fasule tregtohej me 250 lekë-300 lekë/kg.

”Fasulja nuk është i vetmi produkt që importohet, është vënë re dhe importi i karrotës që dikur e prodhonte në sasi të mëdha Divjaka, është rritur, gjithashtu importi i hurdhës nga Kina” tha eksperti në studio.

Pilku shtoi se duke bërë një vëzhgim të tregut bujqësor shikojmë një numër të lartë produktesh bujqësore që kanë origjinë importi, dhe veçanërisht: fasulja, karrota, qepa, hurdha, rrushi, kumbulla dhe mandarina. Eksperti sugjeron politika lehtësuese sa më të thjeshta nga ana e shtetit që të kemi mundësi që të stimulojmë fermerët në të ardhmen. Ai i bëri thirrje institucioneve për politika orientuese për fermerët nëpërmjet “skedës teknologjike”, apo të dhënave orientuese për produktin dhe tregun.

“Për shkak të kushteve klimaterike, shto këtu dhe problemet me vaditjen me ujë të fasuleve, pasi ajo kërkon shumë ujë, kemi mungesë të fasules, ndërsa fasulja e llojit pllaqi, tashmë pothuajse nuk gjendet më në treg” tha Iliri në studio, ndërsa shtoi se falë “skedës teknologjike”, fermeri orientohet shumë mirë për tregun, produktin dhe kërkesat që kanë konsumatorët.

Politikat rregulluese në bujqësi, shtoi në fund të bisedës Pilku, do të zhvillonin tregun dhe do bënin që fermerët të prodhonin sa më shumë produkte të shijshme vendi, e lidhur kjo dhe me fokusin e mbështetjes së turizmit.

MC/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 24/10/2023 18:43

    Në një epokë tjetër mbase,por tani që nuk mbeti njeri fshatrave jo subvencione po me flori tua shtrosh nuk të merret më me bujqësi. Edhe të fundit që u morën dështuan. Para një muaji breshëri shkatëroi dhe atë pak prodhim molle që kish lënë moti i çmendur deri atëherë. Vitin që vjen dhe më pak prodhim do ketë. Por dhe tregëtarët edhe blerësit nuk para e pëlqejnë prodh.vendas, konkretisht mollën,i duan të bukura dhe të shtrenjta prandaj dhe tregu nuk mund të rrijë bosh, do ti sjellin nga ku të jenë për të shitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja