Rritet me 200 lekë bileta për të vizituar Parkun Arkeologjik të Apolonisë

FIER - Rritet me 200 lekë çmimi i biletës për të vizituar parkun Arkeologjik të Apolonisë, duke shkuar nga 400 në 600 lekë. Për të dielën e fundit në çdo muaj dhe ditët e festave dhe për fëmijët deri në moshën 12 vjeç bileta jepet falas.

Sipas drejtoreshës së Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Dyrmishaj, rritja e çmimit të biletave është bërë për të përballuar mirëmbajtjen e parkut.

"Ndryshimi i tarifës është bërë duke pasur parasysh edhe mirëmbajtjen e siteve si dhe ndërhyrjet që janë bërë, por kryesorja është për mirëmbajtje pasi ka kosto. Tarifat që u ngritën janë bileta individuale 600 lekë, ajo e grupit 500 lekë dhe tarifat e reduktuara që është për pensionistët, nxënësit, studentët etj", Dyrmishaj.

Për pensionistët, personat me aftësi të kufizuar etj, tarifa është e reduktuar me 50 deri në 60%.

Parku Arkeologjik i Apllonisë është monument i trashëgimisë kulturore.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë