Koronavirusi është bërë shkaktari i 13 vdekjeve në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se për 24 orë kanë vdekur 13 persona, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 249 persona.

Duke qenë se në njoftimin e sitës së djeshme numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka qenë 236, ditët e fundit numri i personave që humbin jetën nga Covid19 është shtuar ndjeshëm.