Rritet numri i të prekurve me COVID-19, 18 raste të reja gjatë 24 orëve! 77% e të prekurve të shëruar (VIDEO)

18 raste të reja me Covid-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të prekurve 898.  Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, ku rezultuan 18 ratse të reja, shumica raste të kontakteve të mëparëshme.

Rastet e reja janë shënuar konkretisht, 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.

Të shëruar gjatë 24 orëve të fundit janë 6 persona.

Pavarësisht rritjes së rasteve, gjendja paraqitet e qëndrushme dhe në spitale. Lajmi i mirë është se 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

"Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju. Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll", tha Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika , 14 Maj 2020

Testime totale                           11769

Testime molekulare                 11239   

Testime serologjike                  530

Raste pozitive                            898

Raste të shëruara                      694

Raste Aktive                              173

Humbje jete                               31  (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           81

Krujë             47

Shkodër        16

Kamëz           12

Fier                 5

Berat              5

Elbasan          2  

Durrës            2

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
COVID-19 ka prekur 6 shtatzëna në Shqipëri, 4 prej tyre të shëruara (VIDEO)

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, ISHP ka bërë të ditur se janë prekur nga COVID-19, 6 gra shtatzëna, mes të cilave dhe gruaja nga Fieri, e cila infektoi  fëmijën e saj 2 vjeç dhe vjehrrën.

Ajo është e shtruar në Spitalin Infektiv dhe ndodhet në gjendje të mirë. Gjithashtu ISHP konfirmoi nga 6 rastet pozitive me COVID të shtatzënave, 4 prej tyre janë shëruar.

Ora 10:46
5 ditë tek Onkologjiku, gruaja del pozitive me COVID! U bëhet tamponi personelit mjekësor

Një grua nga Tirana e cila merrte trajtim me ambulator me aksilerator tek Onkologjiku, ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Prej 5 ditësh ajo ndodhej për trajtim tek Onkologjiku, ndërsa pas shfaqjes së simptomave i është bërë dhe tamponi gjatë ditës së djeshme

Pas bërjes së tamponit ajo rezultoi e prekur me koronavirus, ndërsa tamponët u janë bërë rasteve të saj të kontaktit dhe stafit mjekësor që i ka shërbyer gjatë kësaj kohe.

Ora 09:31
4 raste të reja me COVID në fasoneri në Krujë! Në Berat infektohet një fëmijë dhe një punonjëse e bashkisë

4 punonjës të një fasonerie kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Krujë. Gjatë gjurmimit dhe hetimit të epidemiologëve në terren gjatë ditës së djeshme janë kryer 37 tamponë, nga të cilat 4 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Nga rastet e konfirmuara pozitive , 3 janë nga Kruja dhe 1 nga Fushë-Kruja, të cilët punojnë në fasonerinë Altek shpk , e cila ka rreth 400 punëtorë.

Nuk dihet ende se si do të veprohet me këtë fasoneri.

Në Berat, një nga zonat e gjelbra, 2 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, të cilët janë raste kontakti me të infektuar.

2 personat janë familjarë të dy personave të prekur më herët nga virusit. Nga 33 testet që janë bërë ditën e djeshme në Berat, vetëm 2 lanë rezultuar pozitiv. Nga këto teste 21 janë bërë në punonjësit e bashkisë dhe 12 janë familjarë të rasteve të të prekurve më parë.

Në rastet e reja është djali 10-vjeç i një të infektuarve 44 vjeç dhe një tjetër është një punonjëse e bashkisë, familjare e rasteve të prekura në Ujësjellës-Kanalizime në Berat.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • irakli gjika: 14/05/2020 11:19

    Qeverisja ndryshon me vote dhe vetem me vote. Nuk duhet te jete asnjehere objekt i pazareve politike.

    Përgjigju
  • Loran: 14/05/2020 11:18

    Po normale sngeli njeri pa dal rrugve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!