Rritet numri i viktimave nga zjarri në një azil në Serbi, ndërrojnë jetë tre gra që ndodheshin të shtruara në spital

Rritet numri i viktimave nga zjarri në një azil në Serbi, ndërrojnë jetë tre gra që ndodheshin të shtruara në spital

Zjarri në azil

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 20 Janar në një azil pleqsh në Barajevë të Serbisë është rritur në 11, pasi tre gra të plagosura vdiqën në spital.

Zjarri ra në një shtrat dhe dyshohet për shkak të një cigareje ose flake të përhapur nga çakmaku.  

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd arrestoi tre persona si të dyshuar për ngjarjen, të cilët ndodhen në paraburgim që prej 22 Janarit.

Ata akuzohen se nuk kanë vepruar sipas rregullave të përcaktuara në dispozitat e ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit, i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e institucioneve të mirëqenies sociale.

Sipas autoriteteve vendase, drejtori i azilit nuk ka kontrolluar për ndalimin e duhanit në zonat ku nuk lejohet.  

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'

Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'