Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një valë të dytë të përhapjes së koronavirusit në mbarë Europën. Ndërsa vetë qeveritë i tremben një izolimi të dytë që do të ishte fatale për ekonominë.
Një valë e dytë e Covid19 është ajo që të gjithë qeveritë i frikësohen dhe po mundohen me çdo kusht ta shmangin, të bindur se një izolim i dytë do të ishte fatal për të gjithë. Në një kohë ku shumica e shteteve kanë hequr masat kufizuese Franca, Spanja dhe Greqia janë tre vendet evropiane që shënuan rritje të dukshme në 24 orët e fundit, duke nxitur frikën e një valë të dytë infeksionesh.
Në Francë u regjistruan 1.695 raste të reja brenda 24 orëve, shifra më e lartë ditore në më shumë se dy muaj, duke bërë që numri i të infektuarve në total të arrijë në 228.576. Shqetësuese paraqitet situata edhe në Spanjë, ku brenda 24 orëve të fundit u regjistruan 1,772 infeksione të reja duke e çuar numrin e të infektuarve në 305.767. Ndërkohë në Greqi, në 24 orët e fundit u zbuluan 124 raste shtesë, duke e çuar numrin e tyre në 4,973.
Rastet e koronavirusit kanë ardhur duke u rritur pasi vendet filluan të lehtësojnë kufizimet, që shkaktuan një krizë të thellë ekonomike në mbarë globin. Ndërsa qeveritë përpiqen të lehtësojnë dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia, masat për të ruajtur distancimin shoqëror po bëhen përditë e më të vështira për t'u zbatuar./ Përgatiti Suada Mehmetaj
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
1 Tetor 2022, 16:14
-
Pas COVID, Kina rikthen studentet e huaj
2 Shtator 2022, 17:30
-
Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19
26 Gusht 2022, 16:28
-
Situata COVID-19 në vend/ 957 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë
9 Gusht 2022, 17:18
-
Situata nga COVID, 3 humbje jete, 1261 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
27 Korrik 2022, 18:29
-
Rriten shifrat e infektimeve, mbi 1.100 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
26 Korrik 2022, 13:43
-
Mjekja në Vlorë: COVID-19 po prek në masë foshnjet nga 0-1 vjeç! 60 vizita çdo ditë në pediatri, prindërit refuzojnë tamponin
12 Korrik 2022, 17:49
-
Bien ndjeshëm infektimet nga COVID, 290 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit! 1 humbje jete
10 Korrik 2022, 16:09
-
Shtimi i infektimeve me COVID, Dasho: Heqja totale e masave solli rritje të rasteve të reja në Gjermani! Qytetarët të vaksinohen
5 Korrik 2022, 13:20