Shefqet Kastrati shfaqet për herë të parë në një intervistë, shpjegon marrëveshjen me WizzAir: Çmime më të lira në 29 destinacione! Brenda 3 vitesh, 10 milionë pasagjerë

Shefqet Kastrati shfaqet për herë të parë në një intervistë, shpjegon marrëveshjen me WizzAir: Çmime më të lira në 29 destinacione! Brenda 3 vitesh, 10 milionë pasagjerë

Shefqet Kastrati, President i Kastrati Group

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po arrin një numër të madh pasagjerësh dhe rritja po vazhdon tashmë që kaluam kohët më të vështira të pandemisë. Shefqet Kastrati, President i Kastrati Group pasi është takuar sot me Robert Carey, Presidentin e Wizz Air Group është shfaqur për herë të parë në një intervistë dhe ka shpjeguar marrëveshjen me WizzAir. Ai ka deklaruar se do t'u afrojnë qytetarve çmime më të lira në 29 destinacione dhe se deri në fund të vitit do të shkojnë në 34 destinacione.

Kastrati ka deklaruar se ka plane të mëdha për këtë aeroport përsa i përket shtrirjes, shërbimeve të reja dhe linjave ajrore të reja. Ndërsa të gjitha linjat ishin në krizë për shkak të COVID, Kastrati tha se e kanë përballuar mjaft mirë, duke rikthyer linjat por edhe duke shtuar të reja. Brenda 3 vitesh, Kastrati nënvizoi se synojnë 10 milionë pasagjerë. 

"Vendosja e avionit të 6 të Wizz air është një partner strategjik i joni mandje gjej rastin ta falenderoj për besimin angazhimin në Shqipëri duke u afruar qytetarve çmime më të lira në 29 destinacione, deri në fund të vitit do të shkojë  34. Ulëm tarifat futëm konkurencës pavarësisht se të gjitha aeroportet ishin në krizë nga COVID ne falë stafit tonë duhet të gjej rastin ti falenderoj punuan 6 muaj dhe i rikthyem linjat edhe shtuam të tjera me tarifa më të ulëta në rajon.

Me këtë fluks që kemi dhe si mendojmë të na ecë aeroporti, aeroporti ndihmon ekonominë biznesin ekonomine te gjitha. Në muajin korrik ne kemi pasur fluksin më të madh në europë. Ne mendojmë se edhe muaji gusht edhe shtatori edhe tetori do të jetë në këtë rrugë. Çdo ditë na ofrohen kompanitë më të mira në botë për me lidh kontrata me ne, shumë  shpejt do jemi lider të rajonit. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë brenda 3 viteve do shkojë në 10 milion pasagjerë në vit/ Sështë zhvillim vetëm për ne.

Sa kemi blerë aeroportin kemi kontaktuar me formën më të madhe në botë dhe ajo ka bërë një masterplan dhe do fillojmë me riparimin e pistës me shtimin e parkimeve, vlera do ta kalojë 100 milionshi. Që 30 vite investojmë në Shqipëri. Shumë shoejt kastratin do ta nxjerrim në gusht në treg dhe qytetarët të kenë mundësi të investojnë dhe të fitojnë te kastrati. Kompanitë më së pari do ua ofrojmë shqiptarëve pastaj në tregun ndërkombëtar", tha Shefqet Kastrati, President i Kastrati Group.

Linja ajrore Wizz Air njoftoi sot vendosjen e avionit të 6-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA), duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga TIA drejt Liverpulit (Mbretëria e Bashkuar), Madridit (Spanjë), Billundit (Danimarkë) dhe Oslo Sandefjord Torp (Norvegji), si edhe shtimin e frekuencave të destinacioneve ekzistuese të linjës ajrore: Ankona, Verona, Luton, Bruksel, Paris, Berlin, Hamburg, Memingem.  Flota e Wizz Air me 6 avionë dhe me 4 destinacione shtesë duke filluar nga muaji Dhjetor 2021 do të vazhdojë të operojë me tarifa të ulëta që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës. Wizz Air e lidh tashmë Tiranën me 34 destinacione të Europës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gon Kastrati: 12/08/2021 05:15

    A dini gje a u sherua ky Ceti mbasi e plagosen se keshtu flasin

    Përgjigju
  • vlonjati: 11/08/2021 20:22

    O Cet Kastrati, na thuaj parate cileve politikane pastron dhe qarkullon? p.sh. Mercedesi i kujt eshte realisht, Po Sheratoni i kujt? me cfare e perzien Naften qe vjen nga jashte. Si eshte puna e Rafinerise ne Fier? Po historia e Virxhin Naftes? Je lende e Pare dhe Urgjente per SPAK, O MUT. Kujdes se ata te cileve u pastron dhe qarkullon parate e vjedhura Shqiptareve do te cojne per gjah

    Përgjigju
  • ben: 11/08/2021 20:12

    gjith eurpa i ka bieta 15 deri 35 euro kurse shqiperia 300 + per person

    Përgjigju
  • Qeti: 11/08/2021 19:18

    Rroga e pastrueseve 28.000 leke ne muaj. Aeroporti eshte bere vend qelbesire. Stolat i dergove ne Kukes

    Përgjigju
  • Kukesi: 11/08/2021 18:59

    Ulet rrogat e punonjesve te rinj, hoqe shperblimet e vitit. Mbeturina gjithandej. Rrumpalle Kuksiane

    Përgjigju
  • Latif: 11/08/2021 18:45

    Sa horizon qe kan kto shoferat apo fatorinot

    Përgjigju
  • Ilda: 11/08/2021 17:33

    Ne aeroportin e Rinasit jo vetem qe nuk jane bere investime, por eshte bere me keq, se i kishin hequr stolat dhe karriget dhe kishte shume pak vende per tu ulur njerezit qe prisnin. Shumica e njerezve rrinin jashte ne mes te vapes ne blloqet e betonit.Po kur te vije dimri Sapo e mori shqiptari i shkuli karriget. Ne asnje aeroport nuk i heqin vendet per tu ulur.

    Përgjigju
  • Avduli: 11/08/2021 17:06

    Ule I cik naften o saurrel!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja