Rritja e të infektuarve me COVID, Basha: Duhet të ishin bërë më shumë testime, Rama e kishte mendjen te shfaqjet në TV

Pas daljes së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi bizneset dhe qytetarët që të respektojnë rregullat për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Në një postim në twitter, kryedemokrati Basha ashtu si në fillim të pandemisë i mëshon faktit që duhet të ishin bërë më shumë testime.

Basha përsërit edhe njëherë planin, që thotë se ia ka prezantuar edhe kryeministrit për të dalë nga kjo gjendje. Sipas Bashës, e keqja e vendit është ajo që ai e quan "Ramavirusi".

"Nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi.  E kam ngritur këtë çështje me qindra herë, javë pas jave duke nënvizuar se testimi është element shumë i rëndësishëm edhe për strategjinë e daljes. I kërkova të mbrojë mjekët dhe personelin në spitalet e qendrat shendetesore, të mbyllë fasoneritë dhe call centers si vatrat më të mëdha që rrezikonin infektimin masiv, siç dhe ndodhi. Po ai nuk bëri asgjë. Propozuam edhe planin për një dalje sa më të lehtë për njerëzit nga karantina, pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë. Sepse shëndeti i qytetareve dhe ekonomia janë prioriteti absolut. Por Rama e kishte mendjen tjetërkund: te shfaqjet dhe zdërhalljet me orë para ekranit si narcisti para pasqyrës, tek tenderat sekretë me miliona euro vjedhje në kohë pandemie, te pagesat nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët dhe landfillet e Bandës së Lushnjës dhe jo të siguronte testimet e duhura apo të mbështeste qytetarët në vështirësi dhe ekonominë në krizë të thellë. Sot të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre dhe për ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI: ai është e keqja e vendit", shkruan Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per: 16/06/2020 20:08

    Ti pra ben protesta i grupon njerezit nuk esfaji i rames gjithe kush te kujdeset per familjen e vete per veten e vet nuk esfaji askujt vetem i yri dhe i likes ju grumbullust cecenet ane snes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici