Rritja e çmimeve, Ina Zhupa: Qytetarët paguajnë 50 mijë lekë më shumë në muaj! Modelin e varfërisë ta ndëshkojmë me votë më 6 mars

Rritja e çmimeve, Ina Zhupa: Qytetarët paguajnë 50 mijë lekë më shumë në muaj! Modelin e varfërisë ta ndëshkojmë me votë më 6 mars

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një statusi në rrjete sociale deklaron se shqiptarëve në vitin 2021 i janë shtuar mesatarisht 50 mijë lekë shpenzimet për produktet e shportës

“Shqiptarëve gjatë 2021 i janë shtuar mesatarisht 50 mije lek shpenzimet për shportën bazë, për famije në muaj. Të dhënat janë të vetë organeve shtetëtore sic është INSTAT. Cdo produkt ka pësuar rritje nga 100 lek ne 1000 lek të vjetra! Buka është rritur me 100 lek, Vaji per gatim me 300 lek, 10 kokrra vezë me 300 lek, orizi me 300 lek, sheqer me 300 lek, bulmeti nga 100-500 lek, gazi per shtepi me 400 lek, frutat dhe perimet nga 500-1000 lek, mishi me 1000 lek dhe Transporti, sipas çmimeve të karburateve nga 500-1000 lek me shumë.”-shkruan Zhupa.

Ndër të tjera, zëdhënësja e selisë blu shprehet se kostoja e jetesës së qytetarëve shqiptarë është rritur dhe pagat e tyre janë më të ultat në Europë.

“Shqiptarët skanë nevojë për statistika për ta ditur që i kanë xhepat më bosh, kostoja e jetesës është rritur dhe pagat e tyre janë më ultat në Europë.”-thotë Zhupa.

Sakaq, Zhupa thekson se qeverisja është e korruptuar dhe nuk mendon për qytetarët. Ajo shprehet se të gjithë bashkë duhet të përshpejtojmë largimin sa më parë të qeverisë aktuale dhe rasti për të refuzuar këtë qeverisje, janë zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Me këtë qeverisje të korruptuar dhe që nuk mendon për qytetarët, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Të gjithë bashkë duhet të përshpejtojmë largimin sa më parë! 6 Bashki kanë rastin të tregojnë në zgjedhjet lokale refuzimin për këtë model që varfëron dhe nuk pyet për qytetarët.”-shprehet Zhupa.


Foto e publikuar nga Ina Zhupa 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja