Rritja e çmimeve, protesta e tensione në Tiranë e disa qytete të vendit, bllokohen akse rrugore! Rama: Të manipuluar nga një përpjekje e ulët e 'non gratave' të shpallura ose jo (VIDEO)

TIRANË- Në ditën e tretë radhazi, nga qytete të ndryshme të vendit, qytetarët janë mbledhur në protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Protestuesit u mblodhën në Tiranë përpara kryeministrisë, por edhe në Lezhë, në Durrës, në Berat, në Korçë e në Shkodër.

Situata më e tensionuar u paraqit në Durrës ku qytetarët bllokuan rrugët kryesore të qytetit dhe pati përplasje pasi thyen kordonin e policisë me qëllim për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes, në Durrës u shoqëruan 20 persona, ndërsa pati shoqërime edhe në Lezhë, Dibër dhe Berat.

Në qytetin e Dibrës, qytetarët bllokuan për një orë qarkullimin në rrugën e Arbrit. Ndërkohë, qytetarët në Tiranë protestuan për mbi tre orë dhe e zhvendosën protestën nga kryeministria te ‘Zogu i zi’. I pranishëm në protestë ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja i cili u përplas me efektivët e policisë, ndërsa iu kërkoi atyre t’i bashkohen protestës.

“Kush mbjell uri, do korrë revoltë. Taksoni Oligarkët, jo qytetarët. Edhe aq besim nuk kam se në rastin e këtyre vendimeve që mund të marrin, mund të shërbejnë si një lojë, gënjejnë sikur po marrin masa ndërkohë oligarkët me të cilët kanë lidhje do vazhdojnë të pasurohen pasurohen, ndërsa qytetarët të varfërohen. Po nuk dolët çmimet nuk kanë për tu ndalur.

Dje sa erdha nga Amerika pashë 2.5 lekë litri i benzinës. Ca do bëjë njerëzimit më parë, do hanë bukë apo do i fusin benzinë makinës. Liria nuk është falas. Lironi shokët e shoqet tona që janë arrestuar padrejtësisht.

Sot në këtë sheh jemi katërfish më parë se ditën e parë kur e nisëm këtë punë. Sot protestojmë për dinjitetin e fermerëve. Sot protestojmë për dinjitetin tonë se kur vjen fundi i muajit ulim kokën poshtë se kemi ca kacidhe në xhep që as frymë nuk e mbajmë dot gjallë”, thanë protestuesit.

Në lidhje me protestën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, e cili i ka cilësuar një përpjekje të ulët e hijeve të së shkuarës. Rama shkruan se kjo është një tentativë e dorës së "non gratave" të shpallur dhe të pashpallur për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën. Sakaq, presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të adresojë të gjitha problematikat që shpalosin qytetarët në protesta.

Protestuesit kanë paralajmëruar ditën e nesërme në orën 11:00 protestë kombëtare. Në Tiranë do të mblidhen në sheshin Skëndërbej, ndërsa qytetarët në Durrës kanë paralajmëruar se do vijnë të protestojnë në kryeqytet.

“Nesër protestë kombëtare në orën 11:00 në sheshin Skënderbej”, tha një protestues.

Protesta ka pasur edhe gjatë paradites së sotme ku studentët marshuan sot paradite nga Universiteti Bujqësor deri në sheshin Skëndërbej duke kundërshtuar rritjen e çmimeve. Protestës iu bashkuan edhe studentët në Korçë, ndërsa taksistët protestuan përpara kryeministrisë.

Prej tre ditësh qytetarët janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe të produkteve të shportës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
Protesta/ Meta: Qeveria të adresojë problemet e qytetarëve! Policia të distancohet nga dhuna

1614178277_Screenshot4.jpg

Presidentit të Republikës, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje qeverisë që të adresojë të gjitha problematikat që shpalosin qytetarët në protesta.

Ndërsa një mesazh e ka edhe për policinë, së cilës i tërheq vëmendjen që të distancohet sipas tij nga dhuna.

"I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore. Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t'u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara", ka shkruar Meta.

Ora 20:13
'Thirri mendjes', Rama i kthen përgjigje komentuesit: Protestat po bëhen nga njerëz që duan sherr, jo populli! Tragjedia e vërtetë po ndodh në Ukrainë, ndërsa ne do t'ia dalim

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje disa prej qytetarëve që kanë komentuar pas reagimit të tij lidhur me protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve.

"Thirri mendjes se populli nuk është non grata po ka dalë për të drejtat e tyre që të mos fusi dorën askush në xhepin e tyre.", shkruan një komentues.

Rama nga ana tjetër e ka sqaruar se populli është fjalë e madhe dhe se nuk është dhe as nuk përfaqësohet nga grupi i personave që dëshirojnë vetëm sherr dhe dalin nëpër protesta duke mos pranuar faktet.

Sipas kryeministrit njeriut që i preket xhepi nuk duhet të sulmoi qeverinë e cila prej shumë muajsh paguan diferencën gjithnjë e më të madhe mes çmimit real të energjisë dhe asaj në faturën e cdo familjeje.  Ai tha se këtë luftë nuk e nisi Shqipëria, por tani duhet ta përballojmë të bashkuar me dinjitet, sepse tragjedia e vërtet është ajo që po ndodh në Ukrainë dhe jo kjo këtu.

Edi Rama: Populli është fjale e madhe shume, nuk janë as njëmijë as dymije dhe as dhjete mije vete po deshe, te terhequr ne rruge nga njerez pa arsye, te cilet nuk pranojne faktet dhe shajne e bejne thirrje per sherr! Sa per te drejtat ato te siguroj qe i di shume mire dhe i mbroj me te gjitha fuqite, por kur nje lufte prek xhepin njeriu nuk i turret qeverise me te shara, nderkohe qe qeveria paguan prej muajsh diferencen gjithnje e me te madhe mes cmimit real te energjise dhe cmimit ne faturen e cdo familjeje! Kjo eshte e papranueshme dhe prandaj kete s'e ben kurre populli, po manipulatoret e mirenjohur qe hedhin gurin e fshehin doren, duke nxjerre neper rruge fanatiket e tyre per te ndjelle njerez te merzitur e te keqkuptuar me situaten! Kete lufte qe nuk e nisi Shqiperia, nuk e ndalon dot Shqiperia dhe nuk e di askush sa do te vazhdoje, duhet ta perballojme te bashkuar me te vertetat dhe me durim e dinjitet, sepse tragjedia e vertete eshte ajo qe ndodh ne Ukraine, ndersa ne do t'ia dalim edhe kesaj sic ia dolem te tjerave me pare!

 

Ora 20:12
Deputeti i PD përplaset me policinë në protestë! Lefter Gështenja: Sa e ke rrogën ti?

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja është i pranishëm në protestën ku është bllokuar rrethrrotullimi i 'Zogut të Zi në Tiranë'. Ai është përplasur me policinë.

"Nuk ju vjen zor, ju duhet të jeni me ne, jo kundër nesh. Edhe po të doni nuk e mbron dot këtë", dëgjohet t'i thotë Gështenja policisë.

Ora 19:53
Qytetarët zhvendosin protestën tek ‘Zogu i Zi’, bllokojnë rrethrrotullimin

 

Nga kryeministria qytetarët kanë marshuar në këmbë në sheshin ‘Skëndërbej’ e më pas drejt rrugës së Durrësit. Ata kanë mbërritur në zonën e quajtura ‘Zogu i Zi’, ndërsa kanë bllokuar rreth rrotullimin. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve me megafon të lirojnë rrugën, pais bllokimi i saj është vepër penale. 

Ora 19:02
Protesta në Tiranë, qytetarët zhvendosen nga kryeministria drejt bllokimit të kryqëzimeve

 

Protestuesit në Tiranë janë zhvendosur nga Kryeministria dhe po ecin në drejtim të kryqëzimeve e qëllim për të bllokuar qarkullimin.

Ora 18:58
Protesta në të gjithë vendin për rritjen e çmimeve, Rama: Përpjekje e ulët e hijeve të së shkuarës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvillimin e protestave në disa qytete të vendit për rritjen çmimeve, duke thënë se kjo është një përpjekje e ulët e hijeve të së shkuarës. Rama tha se kjo është një tentativë e dorës së "non gratave" të shpallur dhe të pashpallur për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën.

Ai theksoi se ky nuk është populli, por janë sërish ajo pakicë e zhurmshme që kërkon të krijojë rrëmujë.

"Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulet e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!", shkruan Rama.

 

Ora 18:33
Protesta kundër rritjes së çmimeve, shoqërohen protestues edhe në Lezhë (VIDEO)

 

Përveç shoqërimeve në Durrës, edhe në qytetin e Lezhës ka pasur të shoqëruar. Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i shoqërimit të protestuesve.  

Ora 18:13
VIDEO/ Momenti i shoqërimit të protestuesve në Durrës pas përplasjes me policinë

 

20 persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit pas përplasjes së tyre me uniformat blu gjatë tentativës për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet tregojnë momentin e arrestimeve, një pjesë e të të cilëve janë të mitur.

Ora 18:10
Protestë edhe në Shkodër, qytetarët bllokojnë rrugët e qytetit

 

Në Shkodër qytetarët kanë dalë në protestë. Ata bëjnë thirrje për uljen e çmimeve ndërsa lanë bllokuar rrugët në qytet. Për një moment ata janë ulur edhe në rrugë me pankarta në duar.

“1 qindarkë më shumë, 1 kafshatë më pak”, shkruhej në pankarta.

Ora 17:52
Protestuesit përplasen me policinë në Durrës, shkojnë drejt bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës

Në Durrës qytetarët kanë thyer kordonin e policisë dhe po shkojnë drejt bllokimit autostradën Tiranë-Durrës. Policia ka shoqëruar disa persona.

Ora 17:49
Protesta në Dibër, qytetarët bllokojnë për 1 orë rrugën e Arbrit

 

Protesta kundër rritjes së çmimeve janë shtrirë edhe në Bulqizë të Dibrës. Qytetarët i kanë bërë thirrje efektivëve të policisë t’i bashkohen protestës. Qytetarët kanë bllokuar për një orë rrugën e Arbrit. 

“E respektojmë uniformën, njerëz jeni ju, keni fëmijë në shtëpi ca jetoni ju, 3 mijë lek një l vaj, 100 mijë lek. Ju duhet të bashkoheni me ne. Po bëhet në gjithë Shqipërinë”, tha një protestues.

Ora 17:17
Nis protesta edhe në Durrës, bllokohet rruga tek 'Stacioni i Trenit'

 

Protesta kundër rritjes së çmimeve ka nisur edhe në qytetin e Durrësit. Qytetarët kanë bllokuar rrugën tek Statcioni i Trenit.

Ora 17:13
Protestë në Berat: Nëse nuk plotësojnë kërkesa tona, do të nisemi drejt Tiranës

 

Sot është dita e tretë që qytetet e Shqipërisë, ashtu edhe si në Berat po zhvillohen protestat për rritjen e çmimit të naftës.

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë tha se çmimet janë stratosferike dhe se do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen

"Nuk kemi parë ndonjë të mirë nga ndonjë krah, nuk do të ishim vendi më i varfër në Europë. Kemi qëllim shoqëror, bashkohemi pa dallim politike. Qëllimi i protestës është rritja ekstreme e çmimit të naftës. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrave, qeverisë të ulin çmimin. Nëse nuk i plotësojnë kërkesat tona, do të nisemi në protestën e madhe në Tiranë.", tha një qytetar.

 

 

 

Ora 17:11
Nis protesta në Lezhë kundër rritjes së çmimeve, qytetarët bllokojnë aksin Lezhë-Shkodër

Protesta kundër rritjes së çmimeve ka pasur edhe në Lezhë në Zadrimë të Lezhës. Banorët bllokuan aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa pati edhe shoqërime.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 12/03/2022 12:35

    Cmimet be qiell. ..qeveria tall bythen. ...turp I madh....

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 12/03/2022 09:40

    Edhe njehere po deshmohet,madje ne shekullin 21 se, armiku me i madh i shqiptareve dhe Shqiperise,jane vete shqiptaret me "lideret" e tyre aktual partiak qe po motivojne Protesta per "derivatet politike", sic nuk ndodh ne asnje vend e popull tjeter.

    Përgjigju
  • T Riku: 12/03/2022 09:39

    Ne tregun Agro ushqimor,asnje tregtare nuk te sherben me fature tvsh-je,e njejta situate edhe me firmat qe sjellin mall neper dyqane,nderkohe eshte detyim ligjor furnizimi me mall me tvsh.Kjo,tregon korrupsion te institucioneve shteterore.

    Përgjigju
  • Lona: 12/03/2022 06:23

    Po pse te manipuluar,rritja e cmimeve na ka prekur te gjithe perfshire dhe neve te PS, 3000 litri ka shkuar thika ne palce nderkohe tek nafta shteti mer mbi 1000 leke taksa per liter,thirrini mendjes se ketu ska PD apo PS behet fjale per buken e gojes

    Përgjigju
  • beni: 12/03/2022 06:02

    cmimi i naftes nuk ulet kushdo qe te vije!beni protesta ta marri saliu me rusin pushtetin

    Përgjigju
  • Iris: 12/03/2022 01:05

    Nuk eshte thjesht lufta o z.Rama,cmimet kane filluar te ngrihen me perpara per shkak te krizes nderkombetare te inflacionit,problemi ne Shqiperi eshte matrapazlleku qe kemi ne gjak.P.sh,perse landlordet e shumefishuan qirane,sapo moren vesh qe qeveria do paguante qirane te demtuarve nga termeti? Perse cmimet e ushqimeve e fruta-perimeve ngrihen cdo fund viti ne Shqiperi,kurse ne vendet e tjera te botes ulen?Perse cmimi i grurit e bukes u ngrit shume kohe para luftes ne menyre te dyshimte dhe po ne menyre te dyshimte iu hoq gjoba?Perse ka shenja trustesh ne ekonomine shqiptare?Perse tenderat dhe PPP i marrin gjithemone te njejtet njerez?

    Përgjigju
  • BENI: 12/03/2022 00:31

    EDI RAMA KEMI NJE SITUATE TE VESHTIRE PERPARA,,ME NGRITJE CMIMESH,,JO PER FAJIN TEND,,,POR PER FAJ TE LUFTES NE UKRAINE,,,DHE SANKSIONEVE QE KA VENDOSUR PERENDIMI NDAJ RUSISE,,,,JAM PLOTESISHT DAKORT ME MASEN QE MORE PER KRIJIMIN E NJE BORDI PER NAFTEN,,,,POR DUHET TE MARRESH DHE MASA TE TJERA,,,ASHTU SIC MORE NE RASTIN BEGGETTI,,,,QE UNE E VLERESOJ MAKSIMALISHT,,NE TELEVIZIONIN AGON CHANNEL,,,ASHTU SIC LARGOVE BEGGETTIN ,,,ATE PALACO INVESTITOR,,,TANI ESHTE MBUSHUR KUPA PLOT DHE PO DERDHET PER TE PERZENE BANKERS PETROLIUM NGA KUCOVA,,,PO TE LARGOSH BANKERSIN ASHTU SIC LARGOVE ATE QELBESIRIN BEGETTI,,,,EDI RAMA KE SIGURUAR PARTINE SOCIALISTE NE PUSHTET EDHE 50 VJET TE TJERA..,,,PAVARSISHT GJOBES QE MUND TE MARRIM,,,....

    Përgjigju
    • Edi: 12/03/2022 01:12

      Bie gje me Ilir Vrenozin zotrote?

  • Arbër: 11/03/2022 23:35

    Ia mbushi hambarët Serbis me b.e hapur e tani të ka faj populli skambor o km bq të të humbët gjurma dhe emri yt!

    Përgjigju
  • Nongrata dhe favorit nongrata: 11/03/2022 22:34

    Ne qofte se 85 perqind e popullit del ne protesta,atehere besojme se vetem ne Shqiperi po rriten cmimet,ne te kundert( dhe ne realitet)keto protesta 100 perqind jane te organizuara nga kontigjenti i treshes berisha,meta,kryemadhi. Shteti te funksionoj per keta keqberes qe u del fytyra ne cdo proteste. Duam qetesi qe te perballojme kete situate globale, lereni qeverine e zgjedhur me vota te bej punen. Nuk duam pd,pd-rith,lsi,pr,&co qe e kane vjedhur,shitur e djegur Shqiperine keto 30 vjet te vijne ne pushtet,as pas 100 vjetesh,KUSARET,VRASESIT.

    Përgjigju
    • Vsgsj: 12/03/2022 00:08

      Filloi propaganda antiproteste. O njesh s’ka qeveri te zgjedhur. Qeveria nuk eshte e zgjedhur kur nuk merr dot me shume se 20% te votave totale. Ik e futi nje teke.

    • Arbërori: 11/03/2022 23:31

      Nongrata leshi, ore plehër mos pall

  • Gripi: 11/03/2022 22:30

    Zgjohu nga Gjumi i Pushtetit o Edi Rama. Nuk i tremb dot njerezit me Fantazmen Berisha dhe as e Zgjidh dot situaten me perralla. Shkarko Maskarain e Koruptuar Denar Biba, Shkarko Krye Inspektorin e Koruptuar Cim Hajdari. Vendosi perpara pergjegjesise ligjore inspektoriatet shtetetore qe te kryejne detyren dhe e shiojme me paa nese miqte e tu oligarke spekulojne me cmimet. Luffa eshte ne Ukraine jo ne Shqiperi. Redukto ne maksimum shpenzimet e administrares dhe te deputeteve maskarenj. Ata qe sot te dujen pak, neser do dhjetefishohen dhe pasnesee me shune. Ose zbato ligjin dhs zgjidh hallet e njerezve je oligarjeve

    Përgjigju
  • Tosi: 11/03/2022 22:14

    Merreni Rame Llapen dhe nxirreni te flase ke 21shi se aty e ka vendin. Rahmet per Verin aibqe lider jo ky, nje cope gallof.

    Përgjigju
  • Lokja: 11/03/2022 21:24

    Je ti mo bir kurve se bashku me Sali krimin qe organizoni keto protesta.

    Përgjigju
  • vilman: 11/03/2022 21:22

    Qe qeveria duhet te vere dore eshte e pa diskutushme por qe te ngrihesh per Sali non graten dhe Lul braven duhet te jesh shpellar dhe shumica te tille jane...

    Përgjigju
    • Arbërori: 11/03/2022 23:36

      Ti shqipfolës po por shqipëtarë nuk je qe besa, pse je i verbuar!

  • leo: 11/03/2022 21:13

    eshte koha me ndertuar rafinerite e naftes se shqiperia ka nje dete nafte se ndryshe vendi mori fund

    Përgjigju
  • Profilizuesi Kryeministror: 11/03/2022 21:05

    Mjaft me genjeshtra dhe shpifje o KM VK. Mjaft me fajin e ka Saliu. Nese ke prova qe Saliu ka bythe te manipuloje gje, fute ne burg per prishje te rendit kushtetues. S’ke kellqe ta besh ate, sepse te duhet nje dordolec si Saliu qe t’ja hedhesh fajin dhe te justifikosh punen Vk qe ben dhe qe ke bere! Saliu per ty eshte ajo mburoja midis realitetit dhe deluzionit tend qe je qenie e deshiruar. Se sa te do populli, eshte shume e thjeshte per tu gjetur. Bej nje referendum dhe pyete popullin nese te do qe te jesh perseri KM. Do e shikosh se cfare pergjigjesh do marresh. Je lepurush dhe s’ke kellqe ta besh. Do ishe trim mbi trima nese do perfshije edhe mergaten ne kete referendum per te te hequr ose per te te mbajtur. Mjafton te degjosh se cfare thua per te kuptuar se sa te ka hyre frika. Kaq palle je, sa ne nje ane thua qe Saliu then ligjen (manipulon dhe perhap panik) ndersa ne anen tjeter nuk i ndodh gje. Ende nuk e ke kuptuar se pervec kostos te bukes se gojes dhe energjise, eshte pikerisht kjo qasje e jotja dy standarteshe ne ligjzbatim dhe ligjberje qe eshte alla putanistike, me fal putinistike dhe e padeshirueshme. Me se pakti ore kec bukeshkale, je duke shperdoruar detyren si KM, harroji te tjerat.

    Përgjigju
  • Tirona: 11/03/2022 19:52

    Vdekshi kush ka vu komë në atë kuvend të qelbët që menoi veç për tmush xhepat e për të shkatrru shqipnin.Menum se ishe çk më i mirë nga të këqinjt por ti paske qen më për të qr

    Përgjigju
    • Hsnd: 11/03/2022 20:03

      Kujdes se mos te komentoje ky alienisti me emrin Une. ????

  • Lui: 11/03/2022 19:51

    E kam thene dhe me perpara ne komente te tjera qe qeverite nuk rrezohen kurre nga partite politike, por gjithmone nga gjendja ekonomike. Juve zoti kryeminister mbase keni te drejte kur thoni qe nongratat e shpallur dhe te pashpallur mund te kene gisht ne keto protesta. Por qe ka ardhur thika ne palce kjo eshte evidente. Dhe per aq kohe sa ju mbroni grosistet e medhenj ne kurriz te popullit, kjo situate ka per tu agravuar. Duhet te kishe reaguar prej kohesh qe kur u rrit cmimi i bukes dhe ai shoku yt, Denar Biba i autoritetit te konkurrences kur beri gjoja hetimet, doli ne perfundimin qe nuk kishte shkelje. Dhe meqe ke sigurine qe don qendrosh deri ne 2029, por edhe nese nuk qendron cdo qeveri duhet t’i permbahet nje politike strategjike konstante per mos te qene kaq shume te varur nga importi. Duhet te stimulojne bujqit qe te mbjellin grure. Te investoje ne rafinerine e naftes, qe ta prodhojme dhe ta perpunojme vete, te stimuloje popullsine me subvencione per panele fotovoltaike. Shteti duhet te kete gjithmone sasi te konsiderueshme qe ne raste te tilla te futen ne treg dhe t'i beje konkurrence privatit. Psh, u rrit nafta, qofte edhe ne menyre abuzive?! Hyn shteti ne treg direkt duke injektuar nafte dhe te shese me cmim te ulet. E njejta gje dhe per grurin apo miellin.

    Përgjigju
  • Bravo: 11/03/2022 19:44

    Me ne fund, se po e prisja...Fajin e ka Saliu. Uf çfarë çlirimi, tani do bie çmimi. O diktatori, o idiot kryeministër.

    Përgjigju
    • Po me po: 11/03/2022 21:03

      O injorant po ke dal per Europa te shohesh si Jan rrit cmimet apo thuj un se Kam iden skam punu nei her dhe di vetem te shaj.

    • Une: 11/03/2022 19:50

      Shoku bravo ti vazhdo ha bar.. lexoje mire, fajin e ke ti qe vete pas Saliut.

  • Une: 11/03/2022 19:33

    O shtet nje tufe alabakesh bllokojne rruget. Hidhu gaz te helmohen. Nuk do presin 1 ore trafik njerezit per kete te semure mendore.

    Përgjigju
  • ana: 11/03/2022 19:30

    O njerez, po cmimi nuk eshte rritur vetem ne Shqiperi por ne te gjithe globin. Ka aq shume gjera per tu ngritur ne proteste, per ato sherbimet mjeksore qe jane cope cope e per ata mjeke neper poliklinika qe nuk paraqiten fare ne pune, per sistemin arsimor qe cdo vit e me keq ndryshon. Cmimet vetem me keq do shkojne se eshte krize globale, dhe s'ka asnje qeveri qe mund t'ja dali ketij presioni mbi cmimet. Taksat jane ato qe mbajne shtetin, perndryshe do hiqen njerez nga puna dhe vetem me keq do behen spitalet, shkollat e gjithcka e financuar nga shteti.

    Përgjigju
    • Lala: 12/03/2022 08:34

      Akoma se more vesh se ca kerkojn shqiptaret? Ne kontinentin tjeter ku je ti qeveria e mbron konsumatorin? Ne kontinentin tjeter o ana juve populli e kruani koken kur merrni rrogen e mendoni se si do e mbyllesh muajin me buke?po kur shkon per te bler a te shesin produkte te skaduara e me etiket te ndryshuar merr masa qeveria andej o ana? Ja keto kerkojn populli nga ana tjeter e kontinentit.se gjersa esht lufte sipas km ne koh lufte nuk financohen autostrada te reja ne kohe lufte behen programe si te mbijetoj populli.kaq kerkojm as me shum as me pak te kemi mundesin te jetojm si njerez

    • ana: 11/03/2022 21:28

      Une jam ne kontinent tjeter dhe rritja e cmimit te naftes e gazit eshte identike si aty. Edhe cmimet e ushqimeve u be kohe qe kane shkuar ne qiell. Eshte kudo kriza e rritjes se cmimeve, edhe me keq pritet te shkojne, kot lodheni per kete pjese. Qeveria te ndihmoje ato shtresat me ne nevoje, te rrise asistencat sociale, pensionet e pagat minimale qe te pakten keto kategori te mbrohen disi nga kjo krize. Por qe qeveria te marri persiper te paguaje per te gjithe, perfshi ata qe kane rroga mbi 1.5 milion e nuk levizin dot as 100 m pa makine, eshte qesharake. Nuk thote njeri te mos ngriheni ne proteste, por te dini ca kerkoni!

    • Lala: 11/03/2022 21:09

      O shoku UNE neser ke 3 sufllaqe te pagume nga mua te big pita te jap.2 me.shum se cte jep.edi

    • Mir: 11/03/2022 21:04

      Hajde thuj ktyre we se Kan iden se si Jan rritur ne gjermani

    • Oligarku varfër: 11/03/2022 19:54

      O ti ana e di ti zemra kur jan bo zhdoganimet e hidrokarbureve në shqipni?? Ikni shifni deklaratat doganore dhe aty kupto ti krytarja freshit sa duhet të ishin çmimet.Doganieri

    • Une perseri u lodha: 11/03/2022 19:52

      Ku done gje bravat e Saliut e te Lulit, se mos kane pagu ndonjeher taksa. Per ata te paguash per naften dhe energjine eshte takse.

    • Lala: 11/03/2022 19:46

      Po mi ana po jan rritur e vertet ama ne itali kan munci ta paguajn vajin e gatimit 1.9 euro.me.1500 euro rrog ama baba in.se ble dot me 3mij lek sa esht ketu me 180mij lek pension.kupton. ka nje.ligj ne kushtetut qe nese ka inflacion ose rritje cmimesh qeveri ngre rrogat ose subvencionon kurse ky qypi tha skemi ca bejm.se esht luft.kupto ku esht problemi nuk thot njeri te heqi taksat ama te mos na taksoj 2 her ose 3 her per te njejten gje.sepse un qe kam.makin paguaj taksa karboni e qarkullimi ne karburant por.i paguaj edhe te taksat vjetore te makines.qeverin e votoj qe te me mbroj nga spekullantet qe i ngriten cmimet 40% brenda 2 oresh .e ky se beri deri sa i erdhi veza te bytha.prandaj protestojm qe ta ken friken e popullit .ne momentin qe populli cohet.per buken e gojes qeveria ka faj dhe pik.

    • Bravo: 11/03/2022 19:44

      Elisa ti je? Këto gjëra ndodhin ne te gjithë botën apo jo? Idiot

  • Hans: 11/03/2022 19:04

    Protesta vellezer eshte per ti terhequr vemendjen te padeshiruarit. Vemendjen ja terhoqet dhe madje e pate “trimerine” e tij qe si lepur shkoi ne Turqi, sikurse Perendimi nuk di te qeverise pa te. Shqiperia eshte pa opozite. Ky rrol, tani per tani, ju perket ju. Ju jeni ato qe do merrni frenat e shetit tuaj ametar dhe do ta drejtoni ate me se miri dhe drejt te ardhmes se ndritur te familjeve tuaja, te femijeve tuaj dhe te niperave e mbesave tuaj. Ne ditet ne vijim, jane ca objektiva qe duhen arritur. Cmimi i energjise dhe buka jane te domosdoshme, por ajka dhe mjalti do jene tek gjunjezimi i tiranit dhe diktatorit para vullnetit dhe dinjtetit popullor. Eshte e rendesishme qe e gjithe qeveria, me gjithe bemat e saj, te dergohet ne kushtetuese per diskriminim politik dhe shkelje te te drejtave te njeriut. KM i jone i dashur perdor rrezultatin ku u zgjodhen kandidatet e tij me pakice votash si certifikate “dashurie” te popullit ndaj tij. Ne zhargonin kuvendor kjo quhet mocion besimi ose mos besimi. Fakti qe 80% e Shqiptareve nuk votuan injorohet dhe nuk barazohet me ate cfare eshte - MOCION MOSBESIMI POPULLOR! Gjykata kushtetuese mund ta shqyrtoje kete risi ne kuadrin e te drejtave te sanksionuara ne Kushtetute. Zgjedhjet e 6 marsit ore vellezer jane antikushtetuese sepse vullneti dhe fjala e mos votuesve injorohet duke rrezultuar ne diskriminimin me te madh ne historine e Shqiperise pas komuniste!

    Përgjigju
    • Une: 11/03/2022 19:30

      Zoti alien prape ti? Votat numerohen ne kuti, ato qe ke ti ne koken tende ka psikiatri qe merret.

  • Hsndk: 11/03/2022 18:49

    Policia te mbaje anen e qytetareve dhe te mos beje gafa. Fakti qe KM eshte jashte Shqiperise, tregon lepurushin qe ka perbrenda. U largua, gjoja per takime jashte Shqiperise ne kohe protestash sepse ja ndjen bytha lageshtiren. Ky eshte lloji i KM qe kemi. Nje lepurush!

    Përgjigju
    • Lun: 11/03/2022 21:06

      Ik mor muhabete koti ik puno gje pun pastaj shaj kot me kot

    • Une: 11/03/2022 19:29

      Mori 5 nga 6 bashkite.. 60% te votave e do kete frike nga ju qe rriheni si kafshet me njeri tjetrin ne mes te Tiranes?

  • Gahsj: 11/03/2022 18:46

    Policia te mos beje gafa ne keto caste kritike per ardhmerine kombetare. Ato police, rroga e te cileve eshte e prapambetur, te ndihen te lire qe ti bashkohen protestes. Ato oficere te tjere, nese nuk munden qe te ndihmojne, te mos bllokojne.

    Përgjigju
    • Sa gjynah: 11/03/2022 21:39

      Lexoni o kafshe se cfare behet ne bote me cmimet boll me port halet ne fb gjithe diten

    • Luti: 11/03/2022 21:07

      Po ti è din we kshu esht gjith Europa a jo. Apo jeni mbyll ne ate kafaz dhe se ke iden ca po ndodh.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë