/ATSH/- Shumë shpejt pritet të miratohet ligji i ri për eficencën energjetike, një fushë ku kanë nisur të zbatohen disa projekte disa milionë euro me ndihmën e donatorëve si model, që duke rritur eficencën energjetike, të rritet mundësia për t'a kursyer sa më shumë atë.
Burime nga ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se, në fushën e eficencës projektet kanë përfshirë disa godina me institucione publike, që synojnë përmirësimin e disa infrastrukturave publike duke konsumuar më pak energji.
Ndërkaq, MEI po diskuton me institucione të huaja financiare si dhe banka për të krijuar fondin e eficencës energjetike, thonë burimet e ministrisë.
Përfshirja e investimeve të huaja në sektorin e eficencës së energjisë shihet si një mundësi e mirë me ndikim shumë pozitiv në uljen e konsumit të energjisë që sot është mjaft i lartë dhe me kosto për konsumatorët e ndryshëm.
Gjithashtu MEI brenda vitit parashikon përmirësimin e ligjit për energjitë e rinovueshme bashkë me planin kombëtar për këto burime energjitike.
Burime nga MEI bëjnë të ditur se për herë të parë të futen si burime të rinovueshme burime të reja si fotovoltaikët dhe biomasa, mes të cilave, synohet që Shqipëria përvec energjisë hidrike të prodhuar, të ketë burime të tjera të energjisë së gjelbër.
/Shqiptarja.com