Rritja e rrogave për qeverinë dhe deputetët, Braçe: Po bëhet revolucion, të rimodelohet administrata! Vangjeli: Nesër në parlament valëvitet flamuri i populizmit

Rritja e pagave për institucionet do të jenë në fokus të diskutimeve në seancën plenare të ditës së nesërme. Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se duhet lënë jashtë diskutimeve politika dhe të gjithë të fokusohen te llogaritë. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, Braçe thotë se qëllimi në të vërtetë është te punonjësit ose thënë ndryshe shërbyesit e shtetit, për të cilit po bëhet revolucion.

Sipas Erion Braçes, qeveria është përqendruar te rritja e pagave për pozicionet ku ka probleme si mësuesit dhe mjekët që po largohen nga vendi pasi jashtë shtetit i ofrohet pagë më e lartë.

“Sa herë që vjen tema e parave në tryeza, publik e brenda familjeve ka një reagim edhe gjaknxehtë shpesh herë. E kam ndjerë dje por do të doja të theksoja se vendimi që është diskutuar të paktën 2 ditët e fundit s’ka të bëjë vetëm me rrogën e deputetit se po keqinterpretohet e gjitha. Më vjen keq, kam zëra pafund të njerëzve që përfitojnë nga arsimi, siguria e shëndetësia dhe nga ana tjetër ata që konsiderohen nëpunës, pra administrate që operon në zyrat e ministrive. Me thënë të drejtën për ta bëhet një revolucion.

Që rroga e mësuesit në shkollën e mesme që në 2013 ishte 62 mijë në 110 mijë lekë. Në 9 vjeçare nga 59 mijë shkon 99 mijë e me radhë, bëhet revolucion i qartë në sistemin parauniversitar. Gjëja më e rëndësishme e këtij vendimi është ky, jo e deputetit apo ministrit se janë pjesa më e madhe e shërbyesve të shtetit. Po rrisim rrogat atje ku kemi problemet më të mëdha. Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ka burra e gra që i bëjnë nder dhe qëndrojnë me atë rrogë. Ka edhe të tjerë që nuk meritojnë asgjë”, tha Braçe.

Pas shpërndarjes së të ardhurave, Braçe thotë se fokusi duhet të jetë te produktiviteti i administratës.

“Ne kemi produktivitet të ulët të administratës. Ngelen para pa hesap se një pjesë e madhe e administratës nuk përfshihet dhe kur e bën është ose klienteliste, ose e korruptuar. Të rimodelohet administrata”, tha Braçe.

Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se nesër do të jetë ditë e zjarrtë në parlament, ku do të shihet si do të valëvitet flamuri i populizmit për të gjithë ata që mendojnë se rroga e deputetit duhet të qëndrojë në vend.

“Ka 2 momente që duhet të dallohen nëse rriten pagat në të gjithë institucionet, do ishte karagjozllëk që paga e deputetit të mbetej në vend dhe ky është flamuri që tundin populistët dhe hipokritët. Nga ana tjetër ka 2 momente që kanë të bëjnë me faktin që deputetët janë në konflikt interesi, s’mund të votojnë për diçka që u shkon atyre por nuk kanë mjet tjetër.

Nesër do jetë ditë e zjarrtë në parlament se do shohim si do të valëvitet flamuri i populizmit. Fjalë si të Braçes do jenë ishuj të vetmuar. Duhet pranuar që nesër kryefjalë do jetë kjo gjë, të gjithë do merren me ngjyrën por jo elefantin. Ky është revolucion i cili duhet të ishte paralajmëruar kohë më parë. Edhe populizmi, edhe hipokrizia duhet të mbulojnë fytyrën e re të politikës që doli nga radiografia e zgjedhjeve të fundit”, tha Vangjeli.

Drafti që rrit edhe pagat e ministrave nga 174 mijë lekë në 318 mijë lekë të reja pritet të shqyrtohet për miratim të enjten në seancën plenare të Kuvendit.

Braçe komentoi edhe zgjedhjet e 14 majit, ku PS mori fitoren në 53 nga 61 bashki duke u konfirmuar si forcë qeverisëse në pushtetin vendor dhe tha se synimi i socialistëve duhet të jetë produktiviteti që ndikon edhe në mirëqenien e njerëzve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Braçe: Halli që kam sot është mbrojtja e prodhimit vendas! Bujqit të mos ikin në Greqi e Itali për 5 euro më shumë

 

Deputeti Erion Braçe kërkon që të mbrohen politikat e prodhuesit vendas në mënyrë që emigrantët shqiptarë të mos shkojnë në Greqi dhe Itali për 5 euro më shumë.

“Halli që kam sot është që te produktet e importuara duhet të ketë pasur një efekt. Prit pak, më the që të janë rritur kostot e transportit, po tani që kanë rënë po i reflekton apo jo. Më the që kursi i monedhës, po tani që është poshtë, e ke reflektuar te produktet që i shet me të njëjtat çmime. Ne kemi shansin më të madh që të gjithë shqiptarët që bëjnë bujkun në Greqi, bëjnë bujkun nga Emilia Romagna deri në Sicili të bëjnë bujkun këtu por duhet të mbrojnë prodhimin. Bëje ta mbrosh grurin vendas. E bëri KE për të mbrojtur prodhuesit vendas. Po ne pse se bëjmë për domaten, shalqirin. Ka 1 qëllim, të kthejmë djem e vajza që bëjnë bujkun në vendet e tjera se jemi vetëm 5 euro larg nga dita e punës atje”, tha Brace.

Ora 14:56
Braçe: Mesazhi i 14 majit i qartë, politikat tona të synojnë produktivitetin për mirëqenien e njerëzve! Të tjerët testojnë 4 ditë punë në javë

 

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ku PS u konfirmua forcë qeverisëse dha një mesazh të qartë që të synojnë produktivitetin e të testojnë politika që i shërbejnë mirëqenies së njerëzve.

“Më shumë se si rishpikje të vetes mendoj se duhet të ndryshojmë, mesazhi nga këto zgjedhje është i qartë. Politikat tona duhet të synojnë produktivitetin, për ta bërë qeverinë, parlamentin, administratën, shërbimet publike shumë më produktive. Të tjerët po testojnë javën 4 ditëshe të punës. Mbase ka më shumë produktivitet e ndikon në mirëqenien e njerëzve edhe nga ana mentale. Duhet të ndryshojmë në këtë aspekt.

Për mandatin e ardhshëm, Brace thotë se qeveria duhet të ndryshojë njerëzit.

“Do preferoja ndryshim njerëzish, e përjashtoj veten nga kjo histori por pas kaq shumë mandatesh ndryshimi do të jetë boom. Nëse duam të ruajmë preferencat te njerëzit, larg populizimit dhe duke ndikuar në jetën e njerëzve. Mendoj që ka shumë gjëra për të ndryshuar në këtë vend edhe si funksione qeverisëse. E gjithë kjo reformë mund të marrë goditje të qartë nga situata e çmimeve në treg. E gjithë kjo mund të konsumohet brenda muajit nëse nuk bëjmë ekonomi konkurruese, tregje konkurruese. Halli më i madh që kam sot është inflacioni”, tha Braçe.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni