Klevi Metaj një i ri 22-vjeçar i diplomuar këtë vit në Fakultetin e Drejtësisë, u bë simbol i protestës së djeshme kur fotot e tij i lidhur me pranga në kangjellat e ministrisë së Arsimit dhe me fytyrë të përgjakur, bënë xhiron e rrjeteve.

Klevi Meta, i prangosur në hekurat e Ministrisë së Arsimit
Me origjinë nga Gjirokastra, nënën gazetare, dhe babanë ish-shef të policisë Kufitare në Kakavijë, ai u përlesh me 6 efektivë të policisë gjatë tubimit pranë ministrisë kur unifromat blu ndërhynë për të shpërndarë protestën, pasi manifestuesit kishin hedhur molotovë e gurë drejt godinës.
I gjakosur, ai u shoqërua me furgon policie. Ndërsa për lëndimet në protestë, mori trajtim në spital.
Në rrjete mbështetësit e protestës e konsideruan të riun si heroin e ditës, simbol të qëndresës, ndërsa pamjet e përleshjes së tij me policinë provokuan debate mbi përdorimin e forcës.
-
dmth ky s'paska qënë student, sapo është diplomuar. Mgjt ai i provokoi policët, u fut mes tyre për të bërë heroin, kundërshktoi policinë dhe këtë përgjigje do merrte. Heronj të tillë në demokraci kemi parë sa të duash. Saliu priste të vritej dikush, si në rastin e 2 prillit, por i doli huq. Ai djali me këmbë të thyer, mirë që e larguan se do e vdisnin këta huliganët e do thonin e vrau policia. Zakoni i Berishës që 36 vjet. Kjo punë është. Ligji duhet zbatuar, ata që vodhën e dhunuan duhet të përgjigjen. ku i kishin kërkesat për ministrinë e arsimit, me gurë? Turp për pedagogët që nxisin dhunën, si ai Prifti dje, edhe blogerët sot që për të ruajtur menderet e tyre, dolën me parulla: mos prekni studentët. Kush ishte student atje, edhe ky paska qënë jo student, i diplomuar që kërkon vëmëndje për të gjetur punë? po i besohet këtij juristi që dhunon policinë?
Përgjigju -
Biri qe cdo nene do donte. Fytyra qe ju politikane ju ben te dridheni nga vertetesia qe mbart. Poshte politikanet e shitur dhe te korruptuar! Rrofshin bijte e ketij populli te ndershem!
Përgjigju -
Ky eshte Bandit.
Përgjigju -
Ne rjetet sociale komentojne berishistet se populli i ndershem nuk komenton qiqrat ne hell te pd .Personazh negativ , dhe jo simbol .personat qe jane mesuar te ushtrojne dhune jane negativ per shoqerine .Te pa aftet veprojne me dhune .
Përgjigju -
Legj3nd hallall
Përgjigju -
Kjo ashte demokracia ha ha ha ha
Përgjigju




Komente
Komento