“Tirana ka nevojë për shumë punësim dhe urbanizimin e duhur të saj”- theksoi Shezai Rrokaj në një takim me banorëtë e njësisë numër 1 në kryeqytet
Harmonizimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror do të bëjë të mundur zhvillimin e kryeqytetit ka thënë kandidati për anëtarë i këshillit bashkiak Shezai Rrokaj.
“Ne sot kemi qeverisjen qendrore dhe do të kemi edhe qeverisjen vendore, falë kontributit të LSI-së, falë kontributit të së majtës evropiane. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë të kemi bashkinë. Ne do të votojmë Erion Veliajn, sepse ky është një angazhim politik sepse kjo LSI jo vetëm premton, por vepron dhe vepron falë rinisë, falë energjisë dhe falë intelektualëve. LSI-ja i përkushtohet rinisë sepse ajo ka bindjen e plotë se rinia është e ardhmja e këtij vendi. Çfarë pasurie mund të kemi ne më shumë sesa kjo pasuri që na jep rinia jonë?! Ne nuk e këmbejmë me asgjë këtë pasuri. Çfarë pasurie mund të kemi ne më shumë sesa gruaja shqiptare, gruaja e njësisë numër 1, gruaja e Tiranës e cila përkushtohet për familjen, e cila përkushtohet për shoqërinë?! Ndaj dhe LSI i kushton më shumë vëmendje rinisë, rinisë që duhet të kualifikohet, rinisë që duhet të ndjekë kurse trajnimi dhe të profilizohet. Gruaja duhet të jetë më shumë sipërmarrëse sepse shoqëria jonë duhet ketë besim tek gruaja, që mban familjen dhe shoqërinë. Ndaj, ne do të shënojmë atë rezultat që ka për të qenë i befasishëm”, përfundoi Shezai Rrokaj.
Në fjalën e tij, Rrokaj vuri në dukje se Lëvizja Socialiste për Integrim shkon përtej sloganeve dhe mbështetet në dy formula: në më shumë shërbime dhe punësim, ndërsa shtoi se qytetarët e Tiranës kanë nevojë për më shumë shkolla dhe gjelbërim.
“Angazhimi ynë është angazhim konkret me qytetarin, larg sloganeve. Kemi vetëm dy formula; më shumë shërbim dhe më shumë punësim. Duam më shumë çerdhe për fëmijët tanë, duam më shumë kopshte për fëmijët tanë, më shumë shkolla për ta, duam më shumë gjelbërim. Ne nuk e meritojmë të kemi një Tiranë të pisët. Ne duam një Tiranë të integruar sepse njësia Nr. 1 tani nuk kufizohet me Shkozën, por shkon në Dajt, shkon në Farkë dhe kthehet në një metropol shumë të madh. Por, çfarë do t’i mbetej kësaj njësie nëse ne do t’i lëmë këto zona të pa legalizuara dhe të pa urbanizuara. Ato do të mbeteshin jashtë saj”, theksoi z. Rrokaj.
Në takim ishin të pranishëm dhe Kandidatët për anëtarë në këshillin bashkiak të Tiranës,Erisa Xhixho Ana Bici dhe Ira Vejsiu
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com